ushtria
Frika, fitorja kryesore e Rusisë ndaj Europës
Rrëzimi i fundit nga anëtarët e BE-së i propozimit franko – gjerman për një samit me Rusinë, reflekton për të disatën herë se strategjia ruse në kufijtë e Europës po shndërrohet në kriter interpretimi për strategjinë e Perëndimit ndaj Rusisë. Dhe ky kriter po e ndan në mes Perëndimin që nuk po di të formulojë një doktrinë të unifikuar për atë se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet të pozicionohet në një botë që po sfidon rendin ndërkombëtar të deritanishëm dhe vlerat që e mbajnë në këmbë atë.
Ushtria franceze, letër Macron-it: Vendin e kërcënon një luftë civile
Anëtarët në shërbim të ushtrisë franceze i kanë dërguar një letër presidentit Macron, duke e akuzuar si "frikacak, mashtrues dhe pervers".
SHBA, Biden cakton të parën femër si sekretare për Ushtrinë
Presidenti amerikan, Joe Biden ka caktuar Christinë Wormuth në detyrën e sekretarit për Ushtrinë, funksion që inkuadrohet brenda Departamentit të Mbrojtjes. Sipas raportimeve mediatike, nëse kandidatja në fjalë, që më herët ka shërbyer si zyrtare e lartë e politikave në Pentagon në fund të mandatit të Barack Obamës, merr miratimin e Senatit, do të jetë femra e parë në këtë pozicion.
Pse Amerika nuk mund t'i fitojë më luftërat
Arabia Saudite forcon ushtrinë, do të investojë 20 miliardë dollarë
Arabia Saudite do të investojë më shumë se 20 miliardë dollarë në industrinë ushtarake vendase përgjatë dekadës së ardhshme. Ky objektiv është pjesë e planeve agresive për të rritur shpenzimet ushtarake lokale, bëri të ditur sot kreu i rregullatorit të industrisë ushtarake të mbretërisë.
Die Welt: Erdogan kërkoi mbytjen e një anijeje greke, por u refuzua nga gjeneralët turq
Gazeta gjermane “Die Welt” shkruan se presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka synuar të provokonte një incident të rëndë me Greqinë në Mesdheun Lindor me synim mbijetesën e vet politike. Në raportimin e vet të titulluar, “Lufta e llogaritur e Erdoganit”, gazeta shkruan se Erdogan u ka kërkuar gjeneralëve të vet të mbysin një anije greke, por pa shkaktuar viktima.
Në kurs përplasjeje me ushtrinë dhe një vakuum kushtetues
Media të ndryshme të njohura po përsërisin këto ditë se presidenti amerikan Donald Trump është në kurs përplasjeje me Pentagonin për shkak të vendimit të tij për të angazhuar trupa të ushtrisë kundër protestuesve që së fundmi kanë mbushur rrugët e Amerikës. Në një analizë të vetën Associated Press skruan se marrëdhëniet e kreut të Shtëpisë së Bardhë po arrijnë pikën e thyerjes me Pentagonin.
Vendos të dislokojë ushtrinë në rrugë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të përdorë ushtrinë për vendosjen e rregullit në SHBA.
Fronti dixhital i kryeministrit: Pas Luftës Botërore, flet për Tradhëti
Qeveria ka përdorur edhe municionin e fundit. Ka future ushtrinë në veprim, kryeministri shpërndan në Facebook video të lëvizjes së mjeteve ushtarake që i shoqëron me tekstin absurd të goditjes së tradhëtarëve të popullit.
Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve.
BE-ja nuk përjashton opsionin ushtarak për menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Turqia
Situata në kufirin greko-turk po shkon drejt acarimit. Pas përpjekjeve të Greqisë për të mos lejuar kalimin e kufirit nga refugjatët e ndryshëm që janë organizuar nga Ankaraja zyrtare për t’u hedhur drejt Europës, bëhet e ditur se Turqia do të dislokojë në kufi 1000 policë për të penguar kthimin e tyre mbrapsht.