Arabia Saudite forcon ushtrinë, do të investojë 20 miliardë dollarë
Arabia Saudite do të investojë më shumë se 20 miliardë dollarë në industrinë ushtarake vendase përgjatë dekadës së ardhshme. Ky objektiv është pjesë e planeve agresive për të rritur shpenzimet ushtarake lokale, bëri të ditur sot kreu i rregullatorit të industrisë ushtarake të mbretërisë.
Shteti i Gjirit dëshiron të zhvillojë dhe prodhojë më shumë armë dhe sisteme ushtarake brenda vendit, duke synuar të shpenzojë 50% të buxhetit ushtarak në vend deri në vitin 2030, raporton Reuters.
"Qeveria ka hartuar një plan, në bazë të të cilit ne do të investojmë më shumë se 10 miliardë dollarë në industrinë ushtarake në Arabinë Saudite gjatë dekadës së ardhshme dhe shuma të barabarta për kërkimin dhe zhvillimin", tha guvernatori i Autoritetit të Përgjithshëm për Industritë Ushtarake (GAMI) Ahmed bin Abdulaziz Al-Ohali, në një konferencë në Abu Dhabi.
Mbretëria ka në plan të rrisë shpenzimet e kërkimit dhe zhvillimit ushtarak (R&D) nga 0.2% në rreth 4% të shpenzimeve të armatimit deri në 2030.
Add new comment