Në kurs përplasjeje me ushtrinë dhe një vakuum kushtetues

Postuar në 07 Qershor, 2020 14:05

Media të ndryshme të njohura po përsërisin këto ditë se presidenti amerikan Donald Trump është në kurs përplasjeje me Pentagonin për shkak të vendimit të tij për të angazhuar trupa të ushtrisë kundër protestuesve që së fundmi kanë mbushur rrugët e Amerikës. Në një analizë të vetën Associated Press skruan se marrëdhëniet e kreut të Shtëpisë së Bardhë po arrijnë pikën e thyerjes me Pentagonin.

Sipas kësaj medieje përplasjet mes të dy institucioneve kanë arritur në pikën saqë mund të provokojë dorëheqje të nivelit të lartë në ushtri për shkak se përfshirja e trupave federale në rrugë do të dëmtonte imazhin.

Shqetësimi është rritur së fundmi për faktin se presidenti nuk po do të njohë kufizime të pushtetit  të tij duke folur për pushtet të pakufizuar të ushtrisë edhe kundër qytetarëve amerikanë.

Liderët ushtarakë kanë një optikë shumë më të ndryshme. Ata besojnë se trupat aktive, të stërvitur të ndjekin dhe asgjësojnë armikun duhet të përdoren në zbatim të ligjit vetëm në rastet më ekstreme të emergjencës, si p.sh një përpjekje për rebelim. Ky kufi ekziston, mendojnë ata, për të ruajtur besimin e publikut

shkruan AP.

Edhe sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, i diplomuar në Uest Point që ka shërbyer edhe vetë 10 vjet në ushtri ka dalë kundër përdorimit të trupave ushtarake kundër protestuesve. Në momentin që Trump kërkoi 10 000 trupa në Uashington, Esper bëri thirrje që Garda Kombëtare – një forcë ushtarake e krijuar si pjesë e Milicisë së Organizuar të SHBA-ve dhe nën kontrollin e dyfishtë të shteteve dhe qeverisë federale – të shtojë trupat për ruajtjen e ligjit.

Në një dalje për mediat, Esper është shfaqur i nervozuar dhe i vendosur në oponencën ndaj vullnetit të presidentit duke deklaruar hapur se ai nuk e mbështet zbatimin e dsipozitave të Aktit të Rebelimit që parashikon angazhimin e trupave ushtarake.

Ky është ndoshta një nga momentet më kritike të presidencës Trump, ku ushtria po kërkon të mos përfshihet në një problem qartësisht politik dhe civil, prej nga ku po kërkohet trajtimi i një racizmi sistematik dhe sistemik dhe jo përmbysja e qeverisë.

Një tjetër aspekt shumë i ndjeshëm politik është interpretimi se pas protestave po fshihet synimi elektoral I kundërshtarëve të Trump dhe në këtë kuadër përballja e tij me ushtrinë ngjan e pakuptimtë.

Duhet thënë se edhe njerëz me emër në ushtri, si gjenerali me katër yje në pension, Vincent Brooks, ka nënvizuar se forcat e rregullta ushtarake nuk duhet të përdoren kurrë për qëllime të brendshme politike.

Situata e krijuar ka hapur diskutimin edhe për rregullimet kushtetuese. Në një opinion të vetin, profesori i Harvardit, Alan Dershowtz, një njeri afër Trump, shkruan se “Kushtetuta nuk shpreh gjë për çështjet e ligjit ushtarak dhe pushtetit në gjendje të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, kjo heshtje nuk ka ndaluar presidentët në aplikimin e fuqive të tilla, bazuar kryesisht mbi kërkesën dhe me bashkëpunimin e shteteve.

Në vitin 1967 Lindon Johnson dislokoi trupa ushtarake në Detroit dhe në Çikago, por pati mbështetjen e shteteve në atë rast. Kalifornia kërkoi ushtrinë në vitin 1992 dhe e mori miratimin, ndërkohë që ishte Kenedi që federalizoi gardën Kombëtare në vitin 1962.

Edhe nëse presidenti Trump do të përpiqej të invokonte ligjin ushtarak dhe të drejtat e pushetit të tij në gjendjen e jashtëzakonshme, duke deklaruar se janë të brendashkruara autoritetit të tij si komnandant i forcave të armatosura, fjalën e fundit do ta thoshin gjykatat  sepse qytetarët e ndaluar pa një proces do të ishin në gjendje të përfitoinin rishikimin gjyqësor në kuptim të dispozitave të habeas corpus. Gjykatat duhet të qëndrojnë hapur edhe në kushtet më të rënda të emergjencës

shkruan Dershowitz.

Çfarë duhet të bëjë gjykata nëse presidenti do të deklarojë gjendjen e luftës dhe të përdorë ushtrinë kundër protestuesve? Këtu përgiigja është e qartë: askush nuk e di

vijon ai.

Siç duket Trump ka gjetur një rrugë bosh ku askush nuk jep përgjigje legale, ndërkohë që situata po tensionohet edhe më shumë nga fakti se ai po kërkon fitore mbi protestuesit në vend se të menaxhojë me ndjesë publike një gjendje shpërthyese.

Në çdo rast kjo krizë do përcaktojë të ardhmen e tij në presidencë dhe me gjasë edhe të ardhmen e kontratës politike në SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.