SHBA, Biden cakton të parën femër si sekretare për Ushtrinë
Presidenti amerikan, Joe Biden ka caktuar Christinë Wormuth në detyrën e sekretarit për Ushtrinë, funksion që inkuadrohet brenda Departamentit të Mbrojtjes. Sipas raportimeve mediatike, nëse kandidatja në fjalë, që më herët ka shërbyer si zyrtare e lartë e politikave në Pentagon në fund të mandatit të Barack Obamës, merr miratimin e Senatit, do të jetë femra e parë në këtë pozicion.
Wormuth së fundmi ka punuar në pozicion drejtues në Rand Corporation, një think tank i njohur që trajton kryesisht çështje të sigurisë dhe kontraktohet shpesh nga Departamenti i Mbrojtjes në SHBA për studime të kësaj fushe.
Christine është një patriote e vërtetë me një karrierë të dedikuar në shërbim të Amerikës dhe sigurisë sonë kombëtare
ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Ai ka vënë në dukje njohjen e mirë nga Wormuth të situatës së terrorizmit ndërkombëtar dhe të problemeve politike në Azi, dy sfida aktuale për SHBA edhe sot që flasim. Nga pikëpamja e burimeve njerëzore, caktimi i saj provon se Biden nuk ka patur ekip për të marrë presidencën që sot e drejton në formatin Obama 2.0.
Add new comment