tvt
Fituesi i Oscar, Bong: Pabarazia po bëhet tipar dominues i kohës sonë
Regjisori BONG JOON-HO në një intervistë për The Talk tregon detaje se si nisi ideja për filmin “Paraziti” që e bëri të triumfojë në Oscar 2020.
"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për boshllëkun midis të pasurve dhe të varfërve, por ajo që është thelbësisht edhe më e frikshme është frika se kjo nuk do të zgjidhet në të ardhmen"
Regjisor Bong, edhe pse filmat tuaj janë shumë të dashur për shkak të humorit të errët, ato gjithashtu mund të kenë nota cinizmi në këndvështrimin e disave. A do ta përshkruanit veten si pesimist?
Avokati i Popullit: Shkeljet e KED dhe boshllëku i krijuar nga vetting, krijojnë kushte për korrupsion
Për avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, propozimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese krijuan një konflikt mes Presidencës dhe qeverisë, që dëmtoi besimin te reforma në drejtësi. Ajo thotë për TvT, se edhe procesi i vettingut shkaktoi boshllëqe në organet e reja të drejtësisë.
Hakeri ukrainas që u bë arma më e fortë e FBI-së dhe makthi i saj më i keq
Dorëhiqet zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve
Jep dorëheqjen zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri.
Dorëheqja e tij nga ky post është konfirmuar për TvT nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Curri është një nga personat kyçë në hartimin dhe monitorimin e procesit të fiskalizimit.
Ai është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve në fund të vitit 2013 dhe përgjatë kësaj kohe është marrë me pjesën operacionale të tatimeve.
Curri për vite me radhë ka punuar si konsulent fiskal.
Opsioni i Shqipërisë si qendër shpërndarjeje e gazit të lëngshëm
Një ligj i ri i kaluar në Kongres pritet t’i japë formë të re gjeopolitikës amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Edhe pse të ndarë, deputetët në Dhomën e Ulët ia dolën të bashkojnë votat e mjaftueshme për të ndihmuar “Exxon Mobil”.
Gjatë periudhës së pauzës parlamentare, ligjvënësit amerikanë arritën një marrëveshje të diskutueshme për tubacionin e gazit në Mesdheun lindor.
Kolaudimi i automjeteve drejt liberalizimit
Kompania që ofron shërbimin e kolaudimit në Shqipëri funksionon në kushtet e monopolit që prej vitit 2009. Ky shërbim u dha me koncension për një periudhë 10-vjeçare, afati i së cilës pritej të përfundonte në datën 3 shtator të vitit të kaluar, por u shty edhe për një periudhë 1 vit e 4 muaj, pra deri në fund të vitit 2020. Blendi Gonxhja, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se është duke u hartuar drafti për liberalizimin e këtij shërbimi.
Faturat “e zeza” në kopshtet e Tiranës
Kopsht publik apo privat? Shumë prindër zgjedhin kopshtet e administruara nga bashkia për shkak të tarifave të ulëta. Por fatura reale që paguajnë prindërit përgjatë vitit është më e kripur se kaq, siç e evidentoi edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e tij më të fundit. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të kryeqytetit, Zhaneta Beqiri thotë për TvT se kostot janë transparente dhe se për çdo pagesë shtesë është marrë miratimi nga bordi i prindërve.
Petro Nini i filmit
Ishin vitet ’80 kur Vladimir Prifti vendosi të realizonte një film mbi jetën e Petro Nini Luarasit. I njohur me jetën e Rilindasit të shquar në Ersekë, gjatë kohës kur punonte atje si regjisor i Shtëpisë së Kulturës, Prifti, i cili në 1984-ën ishte regjisor në kinostudion “Shqipëria e re” kërkoi ndihmën e Naum Priftit për skenarin e këtij filmi.
Toleruam Shqipërinë për paktin detar
Përplasja me me Turqinë për paktin detar që Ankaraja nënshkroi me Libinë kanë rihapur debatin mbi ndarjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike mes Greqisë dhe fqinjëve të saj. Janis Valinakis, njeriu që hartoi strategjinë e marrëveshjes për paktin detar me Shqipërinë thotë në një intervistë për seksionin grek të CNN se Athina toleroi Tiranën zyrtare të anulonte marrëveshjen e firmosur të vitit 2009.
Kreu i KLP-së: Dosjet e rretheve do trajtohen me prokurorë të komanduar
Në kushtet kur një numër i madh dosjesh, për shkak të shkrirjes së prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë kaluar në rrethe, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një intervistë për TVT-në, thotë se komandimet e përkohshme janë mekanizmi i vetëm që ka në dorë KLP, për plotësimin e organikës në intitucionin e akuzës së rretheve.