Faturat “e zeza” në kopshtet e Tiranës
Kopsht publik apo privat? Shumë prindër zgjedhin kopshtet e administruara nga bashkia për shkak të tarifave të ulëta. Por fatura reale që paguajnë prindërit përgjatë vitit është më e kripur se kaq, siç e evidentoi edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e tij më të fundit. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të kryeqytetit, Zhaneta Beqiri thotë për TvT se kostot janë transparente dhe se për çdo pagesë shtesë është marrë miratimi nga bordi i prindërve.
“Tarifa e çerdheve dhe kopshteve është tarifa e produkteve ushqimorem, në momentin që fëmija frekuenton një muaj kopshtin, tarifa ditore e shumëzuar me ditët qe fëmiu frekuenton qerdhen dhe kopshtet. Ky është detyrimi që prindërit kanë për qerdhet dhe për kopshtet. Përsai takon pjesës së kostove të tjera, në qerdhe dhe në kopshte në fillim të vitit vetë prindërit zgjedhin bordin e tyre duke qenë që është një shërbim operativ, ka ndonjëherë nevoja emergjente dhe vetë me vullnetin e tyre bëhen pjesë e aktivitetin ditor në kopshte dhe qerdhe, por nuk ka në asnjë vend detyrim që prindërit të paguajnë kosto të tjera”.
Ndërsa eksperti i edukimit, Ndriçim Mehmeti i quan gjetjet e KLSH-së vetëm majën e ajsbergut.
“Neni 57 i Kushtteutes, që thotë “Arsimi është falas” ka rënë, qoftë nëpër shkolla, qoftë nëpër kopshte, prindërit paguajnë tarifa, paguajnë transportin, ngrohjen, krevatin, qylymin, dritaret, pra prindërit paguajnë gjithcka, pra shteti ju ofron vetëm një ndërtesë e cila mund të jetë copë-copë, dhe e riparon prindi, pastaj gjithë kostot që janë kosto të fshehura, por që janë kosto shumë të rëndësishme për prindërin, i paguan prindi”.
Sipas ekspertit të arsimit ministria ka dështuar në përmbushjen e një prej pikave të dokumentit “Strategjia Kombëtare për Arsimin Parauniversitar” nga e cila thuhet se 95% të grupmoshës 3-5 vjeç do përfshiheshin në forma të ndryshme të edukimit parashkollor që funksionojnë bazuar në kurrikulat përkatëse.
Add new comment