tvt
Janullatos: Në Shqipëri ka rryma që punojnë për prishjen e harmonisë fetare. Jam ndier i rrezikuar
Kryepeshkopi Anastas Janullatos rrëfen se në Shqipëri është ndier i rrezikuar për jetën e tij. Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve kishtare, ai sjell në vëmendje episode nga bisedat me shoferin, teksa i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë i kërcënuar gjatë qëndrimit në vendin tonë.
Po, shenjat i kemi akoma të dukshme. Më kujtohet shoferi im, Taqua i cili më thoshte se i kishin ofruar para që të më linte në një vend të shkretë. Pa ndihmën dhe forcën e Zotit, askush nuk mund të bëjë asnjë hap këtu.
Imzot George Frendo: Shqipëria po zbrazet dhe kjo është tragjike
Shqipëria po përballet me ikje masive, sidomos të të rinjve dhe kjo, sipas imzot George Frendos është diçka tragjike. Në një intervistë për TvT, kryeipeshkvi bën thirrje për më tepër angazhim të vetë qytetarëve dhe për vëmendje më të madhe të politikës.
Drejtori i AKBN: Negociatat për detin nuk pengojnë kërkimet në Jon
Shteti shqiptar do të avancojë me kërkimet për naftë në detin Jon pavarësisht mungesës së një marrëveshje me Greqinë për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore, Adrian Bylyku, njëherësh pjesë e grupit negociator shqiptar për marrëveshjen me Greqinë zbulon se gjatë kësaj periudhe kontaktet me palën greke kanë qenë në nivel teknik.
Europa e standardeve mbaron në Ballkan
Raste të shumta dhune janë shënuar në kufijtë e Ballkanit, ku kalojnë emigrantët që mbërrijnë nga zonat në konflikt. Një raport i Rrjetit të Monitorimit të Dhunës Kufitare për muajin nëntor analizon praktikat e paligjshme dhe kërcënuese për jetën nga ana e policisë, që kontrollon kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Inceneratorët, dosja e parë e PD-së për SPAK-un. Koncesionet në Arbitrazh
Vetëm pak ditë nga ngritja e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, Partia Demokratike ka gati dosjet e koncensionarëve, për t’ia dërguar kësaj njësie hetimore. Jamarbër Malltezi, përgjegjës i Departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Mjedisit pranë selisë blu për “TemA TV” tregon me emra, koncensionarët që sipas tij janë favorizuar nga qeveria Rama dhe që duhet të ndiqen penalisht.
Qeveria nuk tërhiqet nga HEC-et në Vjosë
Qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të tërhiqet nga planet e saj për të lejuar ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë, pavarësisht thirrjeve që vijnë nga organiztat mjedisore për ruajtje të ekosistemit. Kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, sjell si shembull Greqinë, nga ku buron lumi Vjosë.
HEC i parë është ndërtuar që në burim. Pra nëse do të shkosh në malet e Pindit, ku buron Vjosa, Greqia ka bërë digën që në burimet e saj. Ka bërë një liqen dhe e shfrytëzon atë për hidrocentral
Instituti i Ndërtimit: Duhen verifikuar 60 mijë objekte
Teksa qeveria është duke kërkuar donacione për të prekurit nga tërmeti në terren inxhinierët vijojnë inspektimin e ndërtesave. Bilanci i dëmeve është ende në përpunim pasi numri i objekteve me probleme pritet të rritet. Këtë thotë për “TemA TV” kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, cili ishte këtë të enjte në krye të një grupi inspektimi në Kavajë.
Pse dështoi protesta e studentëve?!
Dhjetori i vitit që lamë pas mund të quhet mjaft mirë si dhjetori i protestës së studentëve. Mijëra studentë të universiteteve publike në vend protestuan fuqishëm për plotësimin e një sërë kërkesash, që ia kishin parashtruar qeverisë dhe revolta e tyre ngjau se solli një ndryshim të frymës së reagimit në vend. Protesta u prit pozitivisht nga masa, ndërsa reagimit studentor iu bë jehonë mediatike, jo vetëm në hapësirën shqiptare por edhe atë ndërkombëtare.
Micheli: Në Tiranë mund të ndërtohet vertikalisht që hapësirat t’i dedikohen njerëzve
Arkitektura e stilit italian erdhi në Shqipëri përmes një ekspozite që do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Përmes punëve të Simone Michelit, një nga emrat më të njohur të arkitekturës italiane, ekspozita synon t’i tregojë publikut shqiptar bukurinë që karakterizon stilin italian. Ekspozita mban titullin “Luksi i stilit italian”, një titull që vetë Micheli thotë se duhet të shkojë te shqiptarët si një mesazh shprese në situatën që ka krijuar tërmeti i disa ditëve më parë.
KE: Do të rishikojmë vendimin...të paktën për Maqedoninë e Veriut