Qeveria nuk tërhiqet nga HEC-et në Vjosë
Qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të tërhiqet nga planet e saj për të lejuar ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë, pavarësisht thirrjeve që vijnë nga organiztat mjedisore për ruajtje të ekosistemit. Kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, sjell si shembull Greqinë, nga ku buron lumi Vjosë.
HEC i parë është ndërtuar që në burim. Pra nëse do të shkosh në malet e Pindit, ku buron Vjosa, Greqia ka bërë digën që në burimet e saj. Ka bërë një liqen dhe e shfrytëzon atë për hidrocentral
Mundësia që e gjithë lugina e Vjosës të shpallet zonë e mbrojtur nuk përqafohet nga qeveria.
Është po prapë qeveria, jo unë që shpall një zonë të mbrojtur. Pra nëse qeveria ka dhënë leje për HEC, nuk mund të japë leje për zonë të mbrojtur
shprehet drejtori Dedej për TvT.
Vendimi për të ndërtuar HEC në Vjosë ka provokuar reagime ndërkombëtare, e megjithatë qeveria shqiptare nuk ka dhënë shenja tërheqjeje.
TvT
Add new comment