Avokati i Popullit: Shkeljet e KED dhe boshllëku i krijuar nga vetting, krijojnë kushte për korrupsion

Postuar në 14 Shkurt, 2020 18:07

Për avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, propozimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese krijuan një konflikt mes Presidencës dhe qeverisë, që dëmtoi besimin te reforma në drejtësi.  Ajo thotë për TvT, se edhe procesi i vettingut shkaktoi boshllëqe në organet e reja të drejtësisë.

“Ky konflikt në gjykimin tim është një gjykim, i cili nuk e ndihmon Reformën në Drejtësi, as Kuvendi nuk mund t’i thotë Presidentit zgjidh këtë apo atë, as e kundërta, as Presidenti nuk i thotë Kuvendit, zgjidh këtë. Për më pak, KED, mund t’u thotë të dyve- zgjidhni vetëm këto që po ju çoj”.

Për Ballancën, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duke i dërguar organit të emërteses, në rastin konkret presidencës dhe kuvendit, kandidatuara të imponuara vetëm sa ka shkelur ligjin.

“Ta limitosh edhe më tej mundësinë e përzgjedhjes nga organet që kanë të drejtë pa përzgjedhësin, numrin e kandidatëve, duke i dërguar, për shkak të dërgimit të datës të cilës t’i ia dërgon organit të emërtesës, për mua, kjo është e pajustifikuar. Është terësisht në kundërshtim me qëllimin që KED ka, nuk është kjo fryma e ligjit, sepse në asnjë rresht të ligjit, nuk është menduar edhe për ndonjë koncept të ligjit, që duhet të jetë KED, ajo që duhet t’i zgjedh këto anëtarë, sepse po të ishte kështu, do t’i jepej një rol determinant përfundimtar”.

Sipas avokates së Popullit, edhe prcocesi i vetingut mund të mos ishte interpretuar aq strikt, pasi ka krijuar pamundësi për kandidatura të mjaftueshme për organet e drejtësisë.

“Duke qenë kaq strikt në një realitet si Shqipëria, na pamundëson që të kemi kandidatura të mjaftueshme për organet të cilat ne duhet t’i ngrëmë dhe prandaj kemi arritur në numrin e vogël të kandidaturave të cilat ishin në KED, asnjë se kishte menduar që në të njejtën kohë do të hapeshin të tëra vakancat. Ne jemi në një rast të jashtzakonshëm, do të duhej të ishte menduar, sepse kur t’i bën ligjin, ke edhe një vizion për thellësinë në të cilën duhet interpretuar”.

E gjithë kjo problematikë ne sistemin e drejtësisë, Ballanca thotë se favorizon korrupsionin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.