tvt
Rrezikohen 50 mijë vende pune në fasoneri
Fasoneria është industria më e prekur jo vetëm për numrin e punonjësve të infektuar, por edhe për dëmin që i është shkaktuar në planin fiananciar.
Kreu i Shoqatës, Gjergj Gjika thotë se pagat e punonjësve janë reduktuar dhe se nëse kjo situatë do të vijojë fabrikat do të nxjerrin në rrugë rreth 50 mijë punonjës.
Së shpejti testim sereologjik edhe për rastet e dyshuara. Të riatdhesuarve, tamponi në rast dyshimi
Fasoneritë janë një vatër potenciale e përhapjes së koronavirusit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 12 persona janë konfirmuar me COVID 19 në fasonerinë e Krujës, shumica e të cilëve ishin punonjës të saj dhe pjesa tjetër persona kontakti. Në një Intervistë me Skype, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha për TvT se zbulimi i këtyre rasteve të reja vjen nga hetimi epidemiologjik i kryer në këtë biznes.
Mjeku Ylli: CoVid-19 nuk ka qarkulluar që në shkurt në Shqipëri
Kurba e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri sipas epidemiologut Alban Ylli, është e njëjtë me atë të vendeve të Evropës Lindore, të cilat u prekën nga Covid pothuajse në të njëjtën kohë si vendi ynë, pas përhapjes së infeksionit prej Italisë.
Ai ka hedhur poshtë si të pabazë idenë se CoVid-19 ka qarkulluar në Shqipëri që në muajin shkurt. Më poshtë intervista dhënë për TvT:
Simon Rrota, një rrëfim për veprën dhe jetën e mjeshtrit të penelit
Edhe pse një nga piktorët më të njohur shqiptarë, për figurën e tij është folur pak në historinë e artit tonë.
Por, për Simon Rrotën ka shumë për të zbuluar.
I konsideruar shpesh si piktori i fundit i Rilindjes, ai ishte në fakt një artist, që nuk mund të kornizohet brenda një përcaktimi të tillë.
Jeta e tij është një udhëtim unik në periudha të ndryshme, që nga monarkia deri në komunizëm, ndërkohë që krijimtaria e tij i përket periudhës para vitit 1944.
Paga e luftës, të vetëpunësuarve u “teprojnë” 2 mijë lekë
20 prilli është data kur të vetëpunësuarit duhet të paguajnë sigurimet shoqërore, në një vlerë prej 24 mijë lekësh.
Atyre që kanë përfituar 26 mijë lekëshin e pagës së luftës duket se u teprojnë vetëm 2 mijë lekë nga kjo shumë, duke e bërë ndihmën e qeverisë, të papërfillshme.
Kreu i Shoqatës së biznesit të vogël thotë për TvT se paga e luftës nuk është realisht mbështetje për shqiptarët.
S’ka kthim lekësh nga kompanitë e sigurimeve, edhe AMF kundër lehtësive për klientët
Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri as që kanë ndërmend të t’u kthejnë para klientëve të tyre për kohën që ata nuk e kanë përdorur automjetin si pasojë e masave ndaluese të qeverisë. I kontaktuar me telefon, drejtori i SIGAL, njërës prej kompanive që operon në tregun shqiptar, tha për TvT se ka vendosur të mos falë detyrimet që lidhen me policat e sigurimit.
AVNI PONARI, drejtor i Sigal:
Krahasimi i pandemisë me një luftë është i gabuar
Retorika e luftës është një mënyrë për të shpëtuar nga përgjegjësitë reale të një klase politike që ka bërë të drejta buxhetore për dekada. Por inkuadrimi i luftës është i lindur, natyrisht: na lejon të ndërtojmë një identitet të përbashkët, të kompaktohemi mes nesh, duke na mbajtur së bashku në një grup me trekëndëshat që varen nga dritaret, himnet kombëtare dhe këngët popullore nga ballkonet. Të bashkuar kundër një kërcënimi që vjen nga jashtë, ne ndërtojmë njërën prej nesh kundër "tjetrit", me një armik që na kërcënon.
Trahanaja me emrin qeverisje*
Lexoni se çfarë lloj katrahure është qeverisja në Shqipëri. Lajmi është ky:
Dhjetë të rinj nga Himara raportohet se u shoqëruan në polici pasi lartësuan në një kodrinë pranë Manastirit të Fjetjes së Marisë, simbolin e kryqi
Reagimi siç mund të merrej me mend është kështu:
Qeveria pezullon tenderin ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar tenderin ndërkombëtar për dhënien me koncesion për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Nuk dihet ende nëse ndërtimi i këtij aeroporti do të fillojë brenda këtij viti. Shkak për këtë është bërë vendimi i APP-së për të anuluar të gjithë tenderat, përveç tenderave të lidhura me mbulimin e nevojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Fundi i shëmtuar i angazhimit kino-amerikan
Politika e angazhimit të Uashingtonit me Pekinin është përqafuar, me disa tronditje gjatë rrugës, nga tetë presidentë të njëpasnjëshëm amerikanë - një rekord i jashtëzakonshëm vazhdimësie.