turqi

BE sponsorizon Turqinë, i jep 3 miliardë euro dhe karrotën e integrimit

Postuar në 30 Nëntor, 2015 09:19

Në kohën kur Turqia është e përfshirë në një incident ushtarak me Rusinë, Bashkimi Evropian sponsorizon pushtetin e Erdogan dhe riaktivizon proceset përafruese të Turqisë me hapjen e kapitullit 7 të negociatave të intergrimit. Brukseli dhe Ankaraja nënshkruan te dielen në mbrëmje një marrëveshje historike mes tyre në hijen e zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me konfliktin  në Siri dhe përplasjen me Rusinë.

Ka disa vende ku politikanët flasin, por edhe vriten. Turqi, hapet zjarr mbi një avokat kurd(video)

Postuar në 28 Nëntor, 2015 19:02

Pamjet e mëposhtme paraqesin vrasjen e Tahir Elçi, shef i shoqatës së avokatëve në Diyarbakir, në jug-lindje të Turqisë, një zonë me shumicë kurde. Reagimi i drejtuesve të Turqisë, Prësidentit Erdogan dhe kryeministrit Davutoglu, ishte i menjëhershëm: “Shënjestra ishte Turqia”, tha Davutoglu. Elçi u qëllua pasi mbaroi një deklaratë për shtyp pasi një plumb e kapi atë pas koke. Ai kishte bërë disa komente kundër PKK-së, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, por ende nuk ka një version se kush qëndron pas atentatit.

Tsipras në kërkim të një kompromisi me Turqinë

Postuar në 10 Nëntor, 2015 12:30

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras do të ndodhet në Turqi javën e ardhshme, duke qenë lideri i parë europian që viziton vendin pas fitores së zgjedhjeve nga partia e kryeministrit Davutoglu.
Sipas burimeve të shtypit grek, Davutoglu ka sugjeruar që dy kryeministrat të ndjekin së bashku miqësoren e futbollit Turqi-Greqi, të martën më 17 nëntor dhe pastaj të kalohet në takimet zyrtare.
Nuk dihet se cila ka qenë përgjigjja e zotit Tsipras, ashtu siç mbetet ende e panjohur nëse kryeministri grek do të takohet edhe me presidentin Erdogan.

Në Turqi gjendet Bibla 1 mijë vjeçare

Postuar në 28 Tetor, 2015 09:17

Policia ka konfiskuar një Bibël që vlerësohet të jetë 1,000 vjet e vjetër në qytetin qendror turk të Tokatit, raporton ‘The DailySabah’ Policia arrestoi tre të dyshuar të cilët janë përpjekur të shesin Biblën, të shkruar në gjuhën e vjetër Assyriac, tek agjentë të maskuar të policisë. Nuk dihet origjina e Biblës. Policia ka thënë që libri kishte vetëm 51 faqe të mbetura dhe kopertina ishte shumë e dëmtuar megjithëse fotografitë e bëra nga gjethet e arit me motive religjioze brenda Biblës ishin të paprekura.

"Marshimi i Paqes”, 86 të vdekur pas një shpërthimi kamikaz në Ankara, 126 të plagosur (video)

Postuar në 10 Tetor, 2015 10:51

Një atentat me bombë goditi sot qendrën e Ankarasë, kryeqytetin e Turqisë. Sipas informacioneve të para, ky atentat i shkaktuar nga një kamikaz ka shkaktuar të paktën 86 të vdekur dhe 30 të vdekur dhe të paktën 126 të plagosur. Kjo u njoftua nga Ministria e Brendshme turke. Por sipas agjencisë së lajmeve "Dogan", ky bilanc pritet të rëndohet edhe më tej. “Të paktën 86 persona humbën jetën sot në mëngjes pas një shpërthimi të fuqishëm, pranë stacionit kryesor hekurudhor të Ankarasë, para një manifestimi të opozitës turke në mbështetje të paqes”, njoftoi media turke.

NATO e gatshme të mbrojë Turqinë, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga rusët

Postuar në 09 Tetor, 2015 08:55

NATO-ja tha se është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për të mbrojtur këtë vend aleat pas shkeljes së hapësirës ajrore turke nga aeroplanët rusë që bombardonin në Siri. Ndërkohë, Britania e qortoi Moskën për shkallëzimin e luftës civile në Siri e cila ka lënë 250 mijë të vrarë. Zyrtarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende po analizojnë inkursionin rus në hapësirën ajrore të Turqisë pranë Sirisë veriore, ndërsa shefat e mbrojtjes të vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior po takohen në Bruksel ku kriza në Siri dominon rendin e ditës.

Zbulohet një flluskë gjigande...nën ujë

Postuar në 04 Gusht, 2015 20:03

Pages

Subscribe to RSS - turqi