BE sponsorizon Turqinë, i jep 3 miliardë euro dhe karrotën e integrimit
Në kohën kur Turqia është e përfshirë në një incident ushtarak me Rusinë, Bashkimi Evropian sponsorizon pushtetin e Erdogan dhe riaktivizon proceset përafruese të Turqisë me hapjen e kapitullit 7 të negociatave të intergrimit. Brukseli dhe Ankaraja nënshkruan te dielen në mbrëmje një marrëveshje historike mes tyre në hijen e zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me konfliktin në Siri dhe përplasjen me Rusinë.
Në këmbim të fondeve dhe afrimit me BE-në, Turqia pranoi të ndihmojë për krizën e emigrantëve. Udhëheqësit e 28 vendeve të BE-se u takuan të dielën në Bruksel me kryeministrin turk, Ahmet Davutollu, për t’i dhënë miratimin marrëveshjes, për të cilën diplomatët kishin rënë dakord javë më parë.BE do të japë 3 miliardë euro si ndihmë për 2.2 milionë refugjatët sirianë që ndodhen në Turqi, me qëllimin për të rritur standardet e jeteses dhe për t’i bindur të qëndrojnë atje dhe jo të ndërmarrin udhëtimin e vështirë, shpeshherë tragjik drejt ishujve grekë.
Për shumë analistë marrëveshja e Bruksleit nxori të fituar vetëm Turqinë që përveç ndihmës ekonomike që aspironte mori edhe mbështetjen politike që i duhej në një situatë krize diplomatike me Rusinë. E frikësuar nga sulmet terroriste të Parisit dhe e paaftë për të siguruar kufijtë e saj Europa e sheh Turqinë si mburojë për kërcënimet që vijnë nga vendet në konflikt. Në 2016 Bashkimi Europian do të shohë mundësinë edhe të heqjes së vizave për qytetarët turq në këmbim të ndihmës për menaxhimin e fluksit të emigrantëve.
Add new comment