terheqja
Trump deklaron tërheqjen nga traktati antibërthamor i vitit 1987
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Traktati sovjeto-amerikan i vitit 1987 që ndalonte për të dyja vendet zhvillimin dhe dislokimin luftarak të raketave me rreze të mesme tokë-ajër që janë efektive në distanca 500-5500 km.
Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh pas një takimi elektoral në Nevada se ShBA nuk mund të lejojë Rusinë që të zhvillojë këto armë dhe vetë të ketë duart të lidhura.
Nuk e kuptoj se përse presidenti Obama nuk negocioi apo nuk u tërhoq. Rusët po e shkelin traktatin prej vitesh
SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin
Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Kjo ishte data e fundit për Trump që të shprehej në këtë kuadër dhe ai ka bërë atë që kishte deklaruar: tërheqjen nga marrëveshja e firmosur nga Obama. Sipas Trump marrëveshja është e kalbur dhe turp për të si qytetar. Ai ka riaktivizuar sanksionet që u hoqën me marrëveshjen duke krijuar polarizime të mëdha në Lindjen e Mesme.
Sulm mbi Siri? Trump ndryshon sërish qëndrim
Një javë më parë deklaroi se SHBA do të tërhiqet nga Siria për të lënë të Tjerët të merren me të. Një ditë më parë kërcënoi se do të bombardonte në Siri me “raketa të reja dhe inteligjente” për shkak të sulmit barbar me armë kimike në Ghouta.
Sot përmes një cicërime në tuiter, Donald Trump ka ndryshuar sërish mendje duke lënë të kuptohet se sulmi ndaj Sirisë, apo në Siri mund të mos ndodhë së shpejti.
Tërheqje publiçitare!
Ka një ngjashmëri të personazheve që prodhon politika në Shqipëri me gjetjet regjisoriale të kinemasë së para viteve 90’. Një panoramë që përveçse konfirmon arritjet e Kinostudios Shqipëria e Re, na ndihmon të kuptojmë se vazhdojmë të jemi peng i tipologjive që personifikojnë degradimin e pushtetit dhe komizmin që e shoqëron një fazë të tillë. Kryeministrit që kemi i rri mirë ky kostum, pasi për të disatën herë detyrohet të justifikojë me teorizime tërheqjen nga “marrëzitë” që ndërmerr vetë.
Sikleti i anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike
Dje ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati, foli në Parlament për qëndrimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, mbledhur në një session të jashtëzakonshëm me kërkesë të Turqisë. Samiti u thirr pas vendimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Z. Bushati I pëlqen të bëjë profesorin sa herë që flet; edhe dje në parlament ai sqaroi me rigorozitetin e një qëmtuesi detajesh se Konferenca tani ka ndryshuar emër dhe se aty nuk votohet.
Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar sot se Rusia do të tërheqë forcat e saj nga Siria. Pas një takimi me presidentin sirian Bashar al Assad në bazën ajrore të Khmeimim në Latakia, Putin ka zbardhur vendimin në fjalë që duket se ka qenë disi i papritur.
“Kam marrë një vendim: një pjesë e rëndësishme e trupave ruse në Siri do të kthehet në shtëpi. Kam urdhëruar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të nisin tërheqjen e trupave ruse në bazat e tyre të përhershme”, citohet presidenti rus.
Ulje tensioni mes PS-së dhe LSI-së, tërhiqet nga axhenda edhe projektligji për presidentin
Një tjetër sinjal se diçka po ndryshon në skenën politike në Shqipëri. Të paktën kështu intepretohet në pamje të parë tërheqja nga axhenda e punimeve parlamentare e projektligjit për Presidentin e Shqipërisë, që do të thotë se ajo do të jetë jashtë diskutimi për të paktën edhe 6 muaj.
"Anullimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, mund ta drejtojë Europën afër Rusisë dhe Kinës"
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka paralajmërur se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të ketë pasoja të thella në peizazhin ndërkombëtar.
“Është imperative që Europa të qëndrojë e bashkuar në këtë çështje. E duhet t’u themi amerikanëve se sjellja e tyre mbi çështjen e Iranit do të drejtojë europianët në një pozicion të përbashkët me Rusinë dhe Kinën kundër SHBA-së”, tha Gabriel në një intervistë për gazetën e grupit “RND”, citon “Deutsche Welle”.
Një interpretim pse u tërhoq PS nga pr/ligji i dekoratave
Politika u fut sërish në teatrin e përplasjes ideologjike me temë antikomunizmin, me promotor natyrisht Partinë Demokratike që aktivizon ndjeshmëritë antikomuniste sipas urgjencave të kryetarit për të rehabiltuar imazhin "e katranosur" pas bëmave politike që shoqëruan rizgjedhjen e tij në krye të një opozite të firosur.
Tërheqja e qeverisë nga ligji i mbetjeve, lajm i mirë. Mungesa e arsyeve, lajm i keq
Sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese është debatuar për ligjin e mbetjeve. Një ditë më parë, Partia Socialiste tërhoqi projektligjin duke argumentuar se do ta diskutojë me komunitetetet. Më tej akoma, si për të konfirmuar këtë reflektim, propozesi i projektit, Eduard Shalsi, është tërhequr nga nisma, duke deklaruar se opinioni është manipuluar.