Ulje tensioni mes PS-së dhe LSI-së, tërhiqet nga axhenda edhe projektligji për presidentin
Një tjetër sinjal se diçka po ndryshon në skenën politike në Shqipëri. Të paktën kështu intepretohet në pamje të parë tërheqja nga axhenda e punimeve parlamentare e projektligjit për Presidentin e Shqipërisë, që do të thotë se ajo do të jetë jashtë diskutimi për të paktën edhe 6 muaj.
Projekti ishte depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Ulsi Manja që në fund të vitit 2016. “Shqiptarja.com” që ka verifikuar të dhënat në faqen e Kuvendin, raporton se projekligji është tërhequr nga prograimi i punës dhe as në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit. Po ashtu ai është tërhequr edhe nga arkiva e projektligjeve. Akti në fjalë vjen krahas tërheqjes nga mazhoranca e nsimave për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të cilit i përfundon mandate dhe kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.
http://shqiptarja.com/politike/2732/rama-meta-sinjale-paqejeps-t-rheq-li...
Add new comment