tensioni
Turqia dhe Greqia, lufta virtuale dhe “braktisja” amerikane
Greqia dhe Turqia prej më shumë se dy javësh janë në një spirale tensioni pas vendimit të Gjykatës Supreme Greke për të mos i dorëzuar Ankarasë 8 ushtarakët turq që u larguan në Greqi pas grushtit të shtetit.
Me çfarë do ta ndihmojë Shqipëria Kosovën?
Politika e ditës po jep shoun e vet për tensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe i fundit që ka lëshuar xhevahirin e radhës është ambasadori ynë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Sipas tij shqiptarët e Shqipërisë janë të brengosur për situatën e fundit në Kosovë dhe reagimi që mund të vijë në ndihmë të vëllezërve nga Kosova do të jetë alla shqiptarçe.
Rrezik real, apo përshkallëzim analizash dhe parashikimesh?
Dikush po kërkon të ndezë sërish erën e luftës në Ballkan dhe si përherë karremi është tensioni serbo-shqiptar. Ndalimi dhe lirimi i Haradinajt dhe treni I Mitrovicës kanë shërbyer si detonatorë që po shfrytëzohen politikisht, edhe pse është e qartë se një një luftë në përmasa si ajo e viteve ’90 është gati e pamundur në Ballkan për këtë brez që jeton. Do të ishte me siguri rrënim me kosto gati të pariparueshme. Situata po përshkallëzohet ndërkohë që në SHBA po ndodh rotacioni i pushtetit dhe kur nga BE-ja nuk vjen thuajse asnjë sinajl domethënës.
Tone lufte SHBA – Rusi/Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane: “Kini kujdes. Do t’iu mundim si askush më parë”
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali me katër yje, Mark Milley ka kërcënuar me luftë Rusinë dhe të gjithë ata që mendojnë se SHBA nuk ka kapacitetet dhe energjinë për t’u përballur në terren. Me një ton të irrituar dhe të prerë, Milley, iu referua një deklarate të ambasadorit rus në Britani, sipas të cilit “Rusia mbetet i vetmi vend që vlen. Të gjithë të tjerët janë të shpenzueshëm”.
Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”
Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat.
Një kontratë e re bashkëpunimi mes Greqisë e Shqipërisë
Stanjacioni, ose më saktë tensioni i fjetur që mbizotëron në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, së bashku me rëndësinë që ka për faktorin shqiptar njohja e pavarësisësë Kosovës nga Greqia, janë dy shtyllat për një strategji dalëse nga apatia aktuale, d.m.th një kornizë e re, një kontrate e re bashkëpunimi midis Greqisë, Shqipërisë dhe fqinjëve tanë shqiptarë në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe natyrisht në Kosovë. Për Greqinë, kjo strategji mund të përfshijë elementet e mëposhtme:
Cilat janë synimet e Shqipërisë me çështjen çame?**
Rrugët e daljes nga moçali ku gjenden marrëdhëniet shqiptaro-greke pas vitit 2009 janë një e përpjetë e madhe. Deklaratat me nota optimiste që janë bërë në të shkuarën janë produkt i politikave konjukturale dhe partiake si në Athinë ashtu edhe në Tiranë.
Artikulohen kryesisht në Greqi, në kohën kur Shqipëria ndodhet në periudha para dhe paszgjedhore për shkak të prirjeve të kahershme të qeverive të Athinës për të parë një ndryshim në qëndrimet e Tiranës. Për më tepër, ky është sezoni që zakonisht lulëzojnë të ashtuquajturit emisarë engjëllorë midis dy kryeqyteteve.
Aleancë “po”. Por jo për Shqipërinë Europiane
Ka dy rrugë për të vlerësuar një politikë të caktuar, e me këtë rast edhe një grupim që pretendon konceptimin dhe zbatimin e saj. Rruga e parë është vlerësimi i programit dhe rruga e dytë zbatimi real i saj. Për situatën aktuale të Shqipërisë vlerësimi qendror, ai që konsumon më shumë energji dhe vëmendje, është ai për qeverisjen, pasi prej andej rrjedhin edhe vendimet.
Marrëdhëniet e mosbesimit shqiptaro-greke
Është e qartë se marrëdhëniet e çdo vendi me fqinjët ndikohen drejtpërdrejt nga interesat e tij jetike, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Në rastin e vendit tonë, marrëdhëniet me vendet fqinje garantojnë ose kërcënojnë interesat tona jetike në rajon, duke krijuar premisat ose për një domino zhvillimesh të papëlqyeshme, ose për përcaktimin si një faktor sigurie duke shfrytëzuar përparësitë tona gjeopolitike.