Paqja e pamundur e Sirisë, inkursionet në Irak dhe skenarët me armë të shkatërrimit në masë

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 01:11
Sa më shumë fuqitë e angazhuar në Siri deklarojnë se do të luftojnë Shtetin Islamik, aq më shumë krijohet përshtypja se kjo organizatë, apo ky parashtet, fuqizohet. Pamjet e kohëve të fundit ku njësi turke filmohen duke zhvilluar në tregëti nafte me militantë të ISIS, dëshmojnë se pas operacioneve spektakolare të kësaj njësie cilësisht të re në promovimin e terrorizmit, qëndrojnë interesa gjeopolitike dhe strategjike tradicionale. Ndërkohë që Rusia armatosi Sirinë me sisteme mbrojtëse kundërajrore, u bë e njohur se Turqia ka zhvilluar një inkursion të paaoutorizuar ushtarak në veri të Irakut. Sot Al-Jazeera njofton se kryeministri iraken, Haider al-Abadi, ka paralajmëruar Turqinë se “ka vetëm 24 orë që të tërheqë trupat”. “Ne duhet të përgatitemi që të mbrojmë Irakun dhe sovranitetin e tij. Forca ajrore ka kapacitetin që të mbrojë kufijtë tanë”, tha ai(http://www.aljazeera.com/news/2015/12/turkey-send-troops-iraq-151207161741747.html). Çfarë do të bëjë Iraku pas 24 orëve mbetet ende për t’u parë, por para dy ditësh disa media raportonin se nuk përjashtohej që Bagdadi të kërkonte ndihmën e Rusisë. Nga ana e vet, Ankaraja zyrtare, përmes kryeministrit Ahmed Davutogllu ka bërë të ditur se nuk do të shtojë më prezencën ushtarake në Irak, “për të respektuar ndjeshmëritë e Bagdadit”, por ka shtuar “se nuk do të tërhiqen trupa ekzistuese”. Kriza nga Siria po drejtohet në Irak, meqenëse Mosuli, pika e fortë e ISIS dhe me gjasë pikënisja e hartimit të kufijve të rinj për këtë shtet, po kërcënohet seriozisht që të humbasë nga duart e forcave të drejtuara nga Abu Bakr Al Baghdadi. Objektivat e vërtetë mbeten vetëm të hamendësohen, por Perëndimi e ka toleruar shumë Turqinë, e cila ka bombarduar edhe forcat kurde të angazhuara në luftën kundër ISIS, i cili edhe sipas ish-shefit të NATO-s, Ëesley Clark, është instrument i Ankarasë në një farë mase.

Ndërkohë kërcënimi mbetet shumë i lartë në kuptimin se momenti kur roli i ISIS të ketë përfunduar, përballë do të gjenden fuqitë si Turqia dhe Rusia, çka nuk do të linte indiferent fuqi si SHBA, Britani, Francë etj.. Rajoni përcakton shumëçka në interesa ekonomikë dhe pak gjasa duket të ketë për lëshime. Në skenë kanë dalë edhe kërcënimet për përdorim të armëve të shkatërrimit në masë. Sidomos pas atentateve të Parisit, shërbimet sekrete po formuojnë rreziqe për atentate të tilla nga ISIS, i cili siç thuhet në një raport të përpiluar për Parlamentin Europian “ka trafikuar në 150 raste materiale bërthamore apo radiologjike”(http://sputniknews.com/europe/20151207/1031344333/daesh-weapons-report.html#ixzz3tcGI1qyw”.

Sa për eventualitetin e një konflikti direkt mes Rusisë dhe Turqisë mendimet janë nga më ekstremet. Gazeta ruse “Pravda” e njohur për spekullime të mëdha dhe për prirjen ndaj skenarëve konspirativë citon një ekspert të Qendrës për Studime Politike dhe Ushtarake, sipas të cilit Rusisë nuk i mbetet veçse të godasë me armë bërthamore. Sipas tij nëse Rusia nuk e bën një gjë të tillë, atëherë Perëndimi dhe Turqia do ta tërheqin atë drejt një lufte si ajo e Krimesë, duke aktivizuar grupe militantësh në Kaukaz duke paralizuar dhe mandej shkatërruar grupimin rus në Siri. Eksperti sugjeron goditje bërthamore në infrastrukturën ushtarake, jo në qytete(http://www.pravdareport.com/russia/politics/08-12-2015/132796-war_russia_turkey-0/). Skenarë të zinj dhe katastrofikë, për të cilët kanë folur edhe personalitete publike  në botë, por që vetëm për një gjë nuk kanë opsion: si do të arrihet paqja pas kësaj? 

Comments

Submitted by demokrati (not verified) on

Larg qofte goditja berthamore,mos u kruani me rusine,ruani ekuilibrat mendore dhe social.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.