Rrezik real, apo përshkallëzim analizash dhe parashikimesh?

Postuar në 18 Janar, 2017 10:20

Dikush po kërkon të ndezë sërish erën e luftës në Ballkan dhe si përherë karremi është tensioni serbo-shqiptar. Ndalimi dhe lirimi i Haradinajt dhe treni I Mitrovicës kanë shërbyer si detonatorë që po shfrytëzohen politikisht, edhe pse është e qartë se një një luftë në përmasa si ajo e viteve ’90 është gati e pamundur në Ballkan për këtë brez që jeton. Do të ishte me siguri rrënim me kosto gati të pariparueshme. Situata po përshkallëzohet ndërkohë që në SHBA po ndodh rotacioni i pushtetit dhe kur nga BE-ja nuk vjen thuajse asnjë sinajl domethënës.

Në Kosovë po shkruhet gjerësisht për këtë që po ndodh, aq sa situate në Maqedoni tashmë ka kaluar në plan të dytë të vëmendjes mediatike. Sinjali më i mirë për të kuptuar se në raportet mes dy kombeve nuk ka një përparim, është rigjallërimi I klisheve në gjykimin reciprok dhe kjo u vu re në deklaratat e Vuçiç dhe Nikoliç.

Ndërkohë në një opinion të sotshëm për gazetën “Koha Ditore”, opinionisti Augustin Palokaj, vlerëson se situatat janë delikate dhe se ato kujtojnë në frymë dhe përmbajtje atë që ndodhi në vitet ’90.

Të gjitha agresionet serbe, edhe në Kosovë, edhe në Kroaci, edhe në Bosnjë e Hercegovinë kanë nisur kinse për t’u dalë në mbrojtje “serbëve duarthatë” ndaj të cilëve ishin “vërsulur terroristët shqiptarë” apo “ustashët kroatë” apo “muxhahedinët boshnjakë”. Prandaj edhe thirrjet e këtyre ditëve kujtojnë atë kohë. Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, më së miri e ka përshkruar fatin e serbëve që jetojnë jashtë Serbisë dhe kinse brengën e Beogradit për ta. “Sa herë që Beogradi ka vendosur për serbët jashtë Serbisë, kjo në fund ka shkuar në dëm të vetë atyre serbëve”. Edhe tash sjellja e Beogradit nuk është duke shkuar në favor të pozitës së serbëve as në Kosovë e as në Kroaci. Pasi edhe Rusia është duke u përfshirë tash në skenarët e Serbisë situata përsëri po bëhet e rrezikshme dhe e paparashikueshme

shkruan Palokaj.

http://koha.net/?id=31&o=1646

Këtij toni dramatik i bashkëshoqërohet teatraliteti me zarar i një prifti, Patriarkut serb Irinej, i cili flet për armë dhe mbrojtje të serbëve.

Është detyrë e jona të mbrojmë popullin tonë. Më e mira do të ishte që diplomacia dhe arsyeja njerëzore ta bëjë të veten. Mos e dhashtë Zoti ta përdorim ushtrinë. Jemi lodhur nga gjakderdhja. Besoj se të gjithë së bashku do ta shmangim gjakderdhjen dhe të gjejmë një mënyrë njerëzore për të kapërcyer të gjitha. Rasti me trenin tregon se në Kosovë po ndodh gjithçka që ne nuk dëshirojmë, dhe ne nuk dëshirojmë persekutimin e serbëve. Në Kosovë janë të pranishëm shqiptarët, por Kosova është tokë serbe. Serbët duhen mbrojtur”, citon “Koha Ditore” patriarkun Irinej në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”.

Nuk është e vështirë të kuptohet se nga Beogradi kërkohet sërish një ndarje e Kosovës, pasi veprimet e fundit, ndërkohë që për komunitetin serb në shtetin me shumicë shqiptare nuk ka ndonjë kërcënim, çojnë ujë pikërisht në këtë ide. Kjo është shumë e vështirë të ndodhë sa kohë sigurinë në Kosovë e garanton KFOR. Do të duhej që të gjitha dokumentet dhe roli i misioneve ndërkombëtare të ndryshonte, çka me siguri që do të hapte diskutime të ngjashme për Bosnjen dhe Maqedoninë.

Sikundër nuk është e vështirë të shikohet se roli i gaztorit në këtë teatër grotesk ballkanik, i takon qeverisë shqiptare, asaj të Tiranës, që po rri e vëzhgon, hesht dhe nuk flet, ndërkohë që vitin e kaluar na lodhi sytë dhe veshët me procesin e Berlinit, I ngjashëm me Bashkim Vllazërimin e Jugosllavisë, të dy njësoj jofunksionalë, pse të dy njësoj ireale në premisa.

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Veshtire qe Serbia apo ndonje vend tjeter fqinj me ne te jete ne gjendje te mobilizoje energjite e popullsise dhe ti kanalizoje ato energji ne nje drejtim qe shumica e popullates e percepton thjesht si ideal romantiko-nacionalist (nje si tip Camerie qe kemi ne Shqiptaret), por qe praktikisht nuk eshte esenciale per jetesen e tyre. Thjesht zor se per popullaten ja vlen te vriten disa ushtare te rinj per nje province qe me perjashtim te pak njerezve idealiste e te zellshem, nuk i hyn kurrekujt ne pune.
POR... Republika e Shqiperise ben mire te arsyetoje dhe mos ti fryje shume ererave nga ana e saj dhe te ule tensionet para se ato te dalin nga kontrolli, se keto gjera shpesh ndodhin pa e kuptuar. E kam fjalen per foshnjerine e Kryeministrit qe luan akoma me batuat e tifozit te futbollit, qe projekton marrezira injorantesh ("Autochtonous" - kjo fjale nuk eshte as anglisht tamam!) ne fasaden e kryeministrise, a thua se Shqiperia ka ndonje arsenal ushtarak si Israeli dhe qe po i hane duart per lufte, se mbrojtjen e b. se vet nuk e ve hic ne diskutim.
Ne shqiptaret bejme mire te kujtojme se historikisht ererat nderrojne drejtim shume shpesh. Deri tani era ishte e favoreshme, por bejme mire te pergatitemi per dite kur gjerat nuk jane kaq te thjeshta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.