Marrëdhëniet e mosbesimit shqiptaro-greke

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 23:04
Theoklitou Rousaki

Është e qartë se marrëdhëniet e çdo vendi me fqinjët ndikohen drejtpërdrejt nga interesat e tij jetike, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Në rastin e vendit tonë, marrëdhëniet me vendet fqinje garantojnë ose kërcënojnë interesat tona jetike në rajon, duke krijuar  premisat ose për një domino zhvillimesh të papëlqyeshme, ose për përcaktimin si një faktor sigurie duke shfrytëzuar përparësitë tona gjeopolitike.

 Për ta sqaruar që në fillim duhet thënë se marrëdhëniet greko-shqiptare nënkuptojnë marrëdhënie të Greqisë, veçanërisht me  shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Ne besojmë se këto marrëdhënie duhet të trajtohen së bashku përmes një rrjeti marrëdhëniesh që përfshin, përveç vendeve të lartpërmendura, Fuqitë e Mëdha (kryesisht SHBA dhe Rusia), NATO, BE , por edhe  Turqinë që po përpiqet të bëhet një lojtar kyç me kthimin e saj dinamik dhe praninë gjeostrategjike në Ballkan.

Në këtë mjedis gjeostrategjik, arsyet që kanë prodhuar historikisht faktorë destabiliteti  janë të ndryshme dhe ne mund të përmbledhim në kryesoret si vijon:

 

•             Përplasja historike e interesave të fuqive të mëdha dhe atyre në rajon.

•             Mënyra në të cilën u përcaktuan kufijtë e shteteve bazuar në marrëveshjet e fuqive të mëdha dhe interesat e tyre në kohë të caktuara.

•             Ekzistenca e një apo më shumë minoriteti me komponentët e tyre, në pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit.

•             Tendenca e dokumentuar historikisht e popujve të Ballkanit për konflikt dhe jo për negociata për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

Nëse Bullgaria u rilind në vitin 1878 për t’i shërbyer planeve të Carit rus përmes pansllavizmit, në të njëjtin vit Lidhja Shqiptare e Prizrenit, i kushtoi pjesën më të madhe të deklaratës antigreqizmit, frymë që për 100 vjet ka dominuar të gjitha qeveritë e Tiranës.

Po si mund të shpjegohet fenomeni i “shpërthimit” të nacionalizimit shqiptar?

Nga studimi i historisë së popujve të Ballkanit  kuptojmë se ideja e krijimit të një shteti të madh dhe të fortë, ishte një stacion i rëndësishëm në kohë për çdo shtet të rajonit, përveç Shqipërisë. Dështimi i “Megalo Idesë” dhe pasojat negative që pasuan për çdo shtet ballkanik, arritën të krijojnë  reflekset kombëtare që shërbyen për të braktisur idenë e krijimit të një “Atdheu të Madh”, me përjashtim të shtetit shqiptar.

Shqiptarët, pas disa vitesh izolimi dhe shekujsh të tërë identiteti të paspecifikuar, kërkojnë me ngulm mite që të vërtetojnë pastërtinë e tyre rracore, njësoj siç vepruan në të shkuarën edhe popuj të tjerë të Ballkanit.  I vetmi ndryshim është se lindja e nacionalizmave ballkanike përkoi  me krijimin e një modus vivendi të veçantë në rajon, ndërsa shqiptarët e zbulojnë "lojën" e rrezikshme e të nacionalizmit tani.

Rreziku për vendin tonë natyrisht nuk është i drejtpërdrejtë, por indirekt dhe lidhet me margjinalizimin dhe zhdukjen graduale të minoritetit grek në Epirin e Veriut apo destabilizimin e plotë të shtetit të Maqedonisë. Të dyja janë të rënda edhe për të ardhmen e rajonit.

 Rreziku më i rëndësishëm për Ballkanin është i ashtuquajturi “irlandizim” i irredentizmit shqiptar. D.m.th shtrirja e veprimtarisë së një lloj UÇK-je apo nëngrupeve të saj në brendësi të Ballkanit në formën e luftës urbane.

Mund të tingëllojë si skenar pak i çuditshëm dhe ndoshta dikush mendon se rrethanat kohore mund të mos e favorizojnë një sipërmarrje të tillë. Siç e përmenda më parë nacionalizmi shqiptar nuk e ka provuar akoma, si popujt e tjerë të Ballkanit, një humbje të madhe kombëtare  për shkak të ndjenjave irredentiste dhe manipulimit.

 

 Kthimi i Turqisë në Ballkan

Por ky rrezik nacionalist duhet të konsiderohet së bashku me kthimin gjithnjë e më të zgjeruar të neo-otomanizmit turk në Ballkan, një ndërhyrje komplekse dhe në shprehjen e saj veçanërisht sfiduese.

Në mënyrë të veçantë, Turqia shfrytëzoi dobësitë ekonomike të Bullgarisë, Maqedonisë dhe sidomos të Shqipërisë për të hyrë në rajon.  Për fat të keq, politika që Greqia zbatoi apo nuk zbatoi në Ballkan dhe  veçanërisht në vendet fqinje si Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova nuk çoi në shrytëzimin e mundësive historike, por e çoi Greqinë në falimentim ekonomik dhe politik.

Kështu Turqia arrin të shfrytëzojë faktorin shqiptar (Tiranë, Shkup dhe Prishtinë) në të gjitha fushat, duke përdorur si kalë troje, marrëdhëniet gjoja historike të otomanizmit në rajon, besimin fetar, nevojën e tyre për zhvillim, por kryesisht nevojën për mbështetjen e qëndrimeve nacionaliste dhe objektivave të përmendura më lart.

Qëllimet e Turqisë me këto lëvizje, nuk i imagjinojmë apo vlerësojmë, por i lexojmë në të menduarit  strategjik të Ahmet Davutoglu, siç shtjellohet gjerësisht në librin e famshëm me titull “Thellësia Strategjike- Pozicioni Ndërkombëtar i Turqisë". Në faqet 440-485 (dhe gjetiu) autori i referohet veçanërisht Ballkanit dhe flet qartë për nevojën e Turqisë për të rrethuar zonën, duke përdorur vendet muslimane dhe minoritetet. Një harku musliman që të vihet në shërbim të neo-otomanizmit, përshkruar fjalë për fjalë në faqen 477, si vijon: "Zona që nis nga veriperëndimi dhe përmes boshtit Bihac- Bosnja Qëndrore dhe Lindore, Sanxhaku, Kosova, Shqipëria, Maqedonia deri në Trakën Lindore, ka për Turqinë karakteristikat e një arterie jetike në planin gjeopolitik dhe gjeokultural”.

Z .Davutoglu në fjalimin e tij, (18-20 tetor 2009) në Sarajevë thotë: "Ne duam një Ballkan të ri, që është i bazuar në vlera politike, ndërvarësinë ekonomike, bashkëpunimin dhe harmoninë politike. Të gjitha këto garantoheshin në Ballkanin e Perandorisë Osmane. Ne do të ringjallim këtë epokë kur Ballkani ka qenë një histori suksesi dhe që tani duhet të rilindë”.

Le të përqendrojmë vëmendjen tonë në Forcat e Armatosura dhe Diplomacinë Ushtarake. Në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Shqipërinë, në mars të vitit 1998, Turqia arriti  që në bazat kryesore ushtarake të Forcave të Armatosura Shqiptare të shërbejnë në mënyrë të përhershme 60 ushtarakë aktivë, të cilët janë të shpërndarë në:

(1)          Në Bazën Detare të( Pashalimanit) në Vlorë, e cila në thelb është një bazë detare turke në bazën detare të shqiptarëve.

(2)          Në Bazën Ajrore të Kuçovës  (110 km në jug të Tiranës), e  modernizuar nga një kompani inxhinierike turke me financim nga forcat ajrore turke në vlerën e 5 milionë dollarëve dhe 1.3 milionë dollarë armatim.

(3)          Në trajnimin e Forcave Speciale dhe Batalionit Komando me standardet e forcave speciale turke.

(4)          Si dhe në Komitetin e Përhershëm turk për Bashkëpunim dhe Koordinim në Tiranë, i cili koordinon tërë projektin e ashkëpunimit të tyre ushtarak.

 

Forcat e armatosura turke në një mënyrë shumë të zgjuar, kanë vendosur si një prioritet të parë formimin e kulturës neootomane për personelin ushtarak të Ushtrisë Shqiptare. Rreth 100 zyrtarë shqiptarë trajnohen çdo vit në shkollat ushtarake turke në të gjitha nivelet, duke formuar kështu një perceptim të ngjashëm në favor të interesave dhe  objektivave të Turqisë në rajon. Prej këtij grupi do të konfigurohet në të ardhmen udhëheqja ushtarake e Shqipërisë, e cila mund të jetë vetëm pro-turke.

Në kontrast me këtë bashkëpunim, bashkëpunimi dypalësh ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë është në rënie, dhe marrëveshja e vetme që ende funksion janë bursat ushtarake për  10 persona në vit. Nga viti 1998 e mbrapa nga shkollat ushtarake greke janë diplomuar rreth 210 ushtarakë,  në krahasim me  2500- 3000 të diplomuar në shkollat ushtarake turke.

 

Në këto kushte konstatojmë se:

Që nga themelimi i shtetit shqiptar dhe deri pak vitesh Shqipëria e shihte me frikë dhe mosbesim Greqinë, ndërsa tani frika është shndërruar në arrogancë, e inkurajuar nga pranimi që SHBA e ndjekur nga Turqia e Italia i kanë bërë kësaj sjelljeje.

Ky shtet u themelua mbi një ideologji anti-helene, dhe nën mantelin stalinist dhe maoist  të komunizmit ushqehu dy breza me ndjenja anti-greke, ku si pasojë edhe   fantazia e "Shqipërisë së Madhe", të përfshijë edhe Greqinë.

Në marrëdhëniet tona të përbashkëta, shqiptarët kanë kryer gabime serioze kundër grekëve, por edhe ne duhet të pranojmë se kemi bërë shumë gabime dhe se kemi  gjithashtu përgjegjësi për marrëdhëniet e ftohta.

 Marrëdhëniet e ngrohta diplomatike Tiranë - Ankara përmirësohen çdo vit me koordinim shumë të mirë mes dy Ministrive të Jashtme në zonat kritike dhe kundër Greqisë.

 Duke vlerësuar lehtësitë që ka siguruar  tashmë Turqia në Shqipëri për Forcat e saj të Marinës dhe Flotën Ajrore parashikohet se në kohë krize trupat e saj mund të dislokohen në shumicë në fqinjin tonë. Kërkesat operacionale që do të rezultojnë për Forcat tona të Armatosura për t’u përballur me këtë kërcënim nga veriu dhe nga lindja do të krijojnë një situatë shumë të vështirë, e cila mund të shfaqet ose si një kërcënim konvencional nga një drejtim tjetër, ose si kërcënim asimetrik që do të jetë skenari më i keq.

Disa pyetje retorike

Mos vallë arsyeja e vërtetë që qeveria Rama adoptoi parrulla pseudo-irredentiste të të ashtuquajturve çamë kanë të bëjnë me naftën dhe gazin në detin Jon? A mos bën Shqipëria përpjekje për të krijuar kushte sfiduese të sovranitetit kombëtar grek në detin Jon për të ndërtuar atje "zona gri", në shembullin e  Turqisë në Egje pas krizës në Imia në vitin 1996?

Në anën tjetër, natyrisht ne duhet të pranojmë edhe ato pak lëvizje simbolike urtësie nga shumë faktorë të Shqipërisë.  Përderisa marrëdhëniet tona me faktorin shqiptar në Ballkan janë praktikisht në vend numëro më  vjen në mendje Machiavelli, i cili tha se që të përparojë një shtet duhet të ketë aleatë të fortë dhe ushtri të fortë. Asnjë prej këtyre dy faktorëve nuk është i mjaftueshëm. Parandaj duhet të kuptojmë se ne para së gjithash kemi një kërcënim të pamohueshëm nga Turqia, nuk na intereson që ta kemi faktorin shqiptar kundër nesh, por ta kemi atë krah nesh.

Bilanci i paqes është në interesin e përbashkët të grekëve dhe shqiptarëve, serbëve dhe kosovarëve që do të vazhdojnë të jenë fqinjë në përjetësi dhe çështjet që i bashkojnë, ata duhet të veprojnë si ura për bashkëpunimi. Duke pasur parasysh këtë situatë dhe duke pasur parasysh “finlandizimin” e marrëdhënieve, e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza është që të veprojmë së bashku me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të Ballkanit, në një përpjekje të madhe dhe të organizuar për rindërtimin e historisë  dhe hapësirës ku  jetojnë popujt e Ballkanit.

***

Shënim: Analiza e mësipërme ka për autor ish-shefin e Forcave Speciale të Ushtrisë greke, i cili e ka lexuar atë gjatë një seminari të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme greke, më 10 dhjetor të këtij viti. Seminari i kushtohej pikërisht vlerësimit të raporteve greko-shqiptare dhe në të merrnin pjesë edhe ish-europarlamentarë.

Analiza ofron një pikëpamje greke për zhvillimet në rajon dhe dinamikat që kanë përfshirë botën shqiptare, me fokus kryesor Turqinë si aktor strategjik që po imponohet. Vlerësimi se bota shqiptare po kërkon të konsumojë projektin nacionalist me mbështetjen e Ankarasë, është realist dhe duhet lexuar me vëmendje. Pasi perceptimi se faktori shqiptar kërkon të destabilizojë rajonin në këtë drejtim ka zënë vend jo pak. Dhe duhet thënë se ka bazë reale. Nga ana tjetër, analizën, që është e shkurtër, e ofrojmë për lexuesin edhe sepse rrallë ndeshen materiale të tilla nga njerëz që janë pjesë e stafeve dhe që nuk përdorin thjesht një gjuhë politike të përgjithshme. Në Shqipëri edhe revistat especializuara të ushtrisë nuk ofrojnë asnjë analizë reale mbi gjendjen në Ballkan dhe perspektivat, ndaj leximi i autorëve të huaj, është një mënyrë për të kuptuar diçka më shumë.  

Comments

Submitted by Arvanitasit presin (not verified) on

Nuk ka te keqe sjellja e kontribuesve te ndryshem ne nje gazete te tille, on line,
ne veshtrimin e Ballkanit te Djeshem, te Sotem, ne menyre qe shqiptaret e Shqiperia te shkojne sa me vetedijshem ne Ballkanin e Neserm...

Greket, permesa analizes se deshtimit te tyre, si te privilegjuar prej Ballkanit te pasLuftes se Dyte, ne Europen moderne, duhet t'i kerkojne ndjese ketij Ballkani, per kete shperdorim, qe natyrisht demtoi greket, se pari, por edhe fqinjet e tyre, pra edhe ne shqiptaret.

Fqinjet greke do duhej te pranonin: nen ndikimin e tyre, si "perfaqesuese e Europes ne rajon", fqinjet e tyre nuk duket se kane perfituar: atehere, perse ju sugjerohet atyre, ne kete rast shqiptareve, qeverive te tyre, te klikojne per skema te tjera zhvillimi dhe, pse jo: partnere te tjere?

Gazetat shqiptare, njeherazi, duke mbajtur syte hapur per mosperseritjen e historive te se shkuares se verber ballkanike, a nuk bejne me mire te kujtohen: Cfare e mabn gjalle, ende kete dyshim mes fqinjve?

Ushtaraku grek, do duhej prezantuar disi me gjere, me hollesisht, dhe aktiviteti ku qenka mbajtur kjo fjale, gjithashtu.

Shqiptaret jane kudo te deshiruar per fqinjesi te mbare dhe interes reciprok.

Submitted by redaksia on

Analiza e mësipërme ka për autor ish-shefin e Forcave Speciale të Ushtrisë greke, i cili e ka lexuar atë gjatë një seminari të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme greke, më 10 dhjetor të këtij viti. Seminari i kushtohej pikërisht vlerësimit të raporteve greko-shqiptare dhe në të merrnin pjesë edhe ish-europarlamentarë...

Autori ka edhe botime si nje liber per renien e Konstandiopojes. 

Submitted by Arben33 (not verified) on

Analiza e ushtarakut Grek eshte e dobet dhe e nje-anshme. Ky ushtarak provon edhe nje here se Greket kane qene jane dhe do te jene perhere amator ne diplomaci. Shume prej jush mendoni ndryshe pasi Greket kane arritur qe te marrin gjysmen e Shqiperise, te vjedhin te gjithe historine e shqiptareve dhe te asimiliojne 5-6 milion shqiptar. Por fiton mire ai qe fiton i fundit….. mbani mend fjalet e mia; Greqia nuk ka per ti kapur edhe 50 vite te tjera dhe do te zhduket si shtet. Sa per bashkepunimin e shqiptareve me Turqit do ti kujtoja fjalen e urte: ARMIKU ARMIKUT TI ESHTE MIKU IM. Ju i keni shtyre Shqipetaret qe te behen miq me pushtuesit 500vjecar, me shkaterruesit perfundimtar te ILIRISE, ju i detyruat Shqiptaret tiua sjellin Turqit te bebia e syrit ne dere te shtepise. Turqia ju ka rrethuar. Po nuk e ditet jua theme une qe Shqitaret urrejne me shume Greket se Serbet. Kjo urrejtje nuk ka per te ikur kurre. Ju jeni Grek=TE PA BESE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.