raportet
ATSh-ja e bën Shqipërinë bahçe me lule. Loja banale me raportet e INSTAT
Dje Instituti i Statistikave publikoi raportin e vet për infalcionin, PBB-në, forcat e punës dhe bilancin tregëtar për muajin tetor. Raportet janë kompleksë dhe ka disa mënyra për t’i lexuar, por prirja është diçka që është e qartë dhe nuk mund të manipulohet me perceptime të njëanshme. Për ta kuptuar sesi përpjekja për të shitur rritje ekonomike sforcohet në tituj optimist le t’i hedhim një sy Agjencisë Telegrafike Shqiptare e cila drejtohet nga ish-zëdhënësja e Edi Ramës.
Turqia hedh poshtë ofertën e BE-së për partneritet të privilegjuar
Bashkimi Europian duket se ja doli me sukses të krijojë një problem të qëndrueshëm mosbesimi me Turqinë e Erdoganit. Pas përplasjeve të dy viteve të fundit për çështjen e emigrantëve dhe përfshirjen në perocesin zgjedhor në Turqi, ka ardhur propozimi gjerman sipas të cilit Turqia të mos pranohet si anëtare e bllokut, por të konsiderohet partner i privilegjuar.
Ankaraja zyrtare nuk e ka pritur mirë këtë propozim që u ritheksua së fundmi edhe nga presidenti francez Emanuel Macron.
Për një lexim të vëmendshëm të raporteve të ndërkombëtarëve për ekonominë
Problemet me rendin dhe reforma në drejtësi janë sfida tejet të rëndësishme për qeverisjen tonë publike. Por pa hequr asnjë presje nga rëndësia e tyre, sfida me administrimin e pronës publike dhe të parave të taksapaguesve sot rrezikon të dalë në plan të dytë, madje disi edhe po anashkalohet, pavarësisht se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e saj. Është e stërkonsumuar në qindra artikuj shprehja “It’s the Economy, stupid (Është ekonomia, o budalla!)” e këshilltarit Xhejms Karvil të Presidentit Bill Klinton në fushatën e suksesshme presidenciale të vitit 1992.
Marrëdhëniet e mosbesimit shqiptaro-greke
Është e qartë se marrëdhëniet e çdo vendi me fqinjët ndikohen drejtpërdrejt nga interesat e tij jetike, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Në rastin e vendit tonë, marrëdhëniet me vendet fqinje garantojnë ose kërcënojnë interesat tona jetike në rajon, duke krijuar premisat ose për një domino zhvillimesh të papëlqyeshme, ose për përcaktimin si një faktor sigurie duke shfrytëzuar përparësitë tona gjeopolitike.