ATSh-ja e bën Shqipërinë bahçe me lule. Loja banale me raportet e INSTAT
Dje Instituti i Statistikave publikoi raportin e vet për infalcionin, PBB-në, forcat e punës dhe bilancin tregëtar për muajin tetor. Raportet janë kompleksë dhe ka disa mënyra për t’i lexuar, por prirja është diçka që është e qartë dhe nuk mund të manipulohet me perceptime të njëanshme. Për ta kuptuar sesi përpjekja për të shitur rritje ekonomike sforcohet në tituj optimist le t’i hedhim një sy Agjencisë Telegrafike Shqiptare e cila drejtohet nga ish-zëdhënësja e Edi Ramës.
Eksportet shqiptare në tetor rritje 8.3% - titulli. Thuhet në shkrim:
Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi tregtinë e jashtme për muajin tetor. Edhe importet sipas INSTAT në tetor u rritën me 13,3%, duke kapur vlerën 59 miliardë lekë. Deficiti tregtar i këtij muaji ishte 32 miliardë lekë, duke u ulur me 17,9%, në krahasim me shtatorin e 2019-s. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet “Produkte kimike dhe plastike” me 0,2% dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 0,04%
Pra krahasimi që bën këtu ATSh është me një muaj më parë.
Për të njëjtin raport i hedhim një sy një raportimi të paanshëm siç është agjencia kineze Xinhua.
Eksportet e Shqipërisë ulen me 3.6% në tetor krahuasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është titulli i agjencisë kineze që i referohet të njëjtit raport që çuditërisht lexohet në dy mënyra.
Vlera totale e eksporteve të vendit në 10 muajit e parë të këtij viti ishte 252 miliardë lekë, rënie me 3.6% krahasuar me një vit më parë. Eksportet e mineraleve, karburanteve dhe energjisë ranë me 3.%, materialet e ndërtimi dhe metalet me 2.4% dhe tekstilet dhe këpucët me 2.1%
analizon Xinhua.
Ja edhe një tjetër vlerësim që ka vlerën e vet:
Rënia e eksporteve në këtë periudhë u regjistrua me Italinë(2.6%), Spanjën(13.3%), Greqinë(4.6%)…Deficiti tregëtar i vendit në këtë periudhë ishte 288 miliardë lekë, 9.4% më i lartë sesa ai në të njëjtën periudhë të vitit 2018
Pra është rritur defiçiti dhe janë ulur eksportet me vendet që janë partnerët kryesorë tregëtarë, ndërkohë që janë rritur ato me Kinën dhe Gjermaninë. Pse kanë rëndësi këto të dhëna? Sepse paraqesin një qasje krejt tjetër nga qasja demagogjike e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, që është shndërruar në një mjet propagande me paratë tona. Për ilustrim shihni më poshtë sesi ka raportuar muaj pas muaji ATSH raportet e INSTAT për eksportet.
Vetëm tregues rritjeje në çdo muaj, ndërkohë që shikoni edhe raportin e INSTAT që provon të kundërtën, pra ka luhatje. Në muajin gusht p.sh ka rënie të ndjeshme, kurse në nivel vjetor rënia është e qartë.
Kujt i shërbn ATSH? Sa e besueshme është kjo agjenci partiake kur mëkon me habere të këtilla dëshirën e kryeministrit që do me patjetër të na shesë Shqipërinë që prodhon, pra që ka përjetësuar të ashtuquajturat reforma strukturore? Edhe eksportet, ato që janë, lidhen më shumë me minierat dhe prodhime industriale tradicionale si energjia elektrike, apo një sektor si fasonët, kurse bujqësia nuk figuron kund si sektor që zë peshë specifike të veçantë.
Ku del atëherë ky optimizëm për eksportet shqiptare veçse në titujt e njëanshëm dhe kolauduar të ATSH-së?
Add new comment