Turqia hedh poshtë ofertën e BE-së për partneritet të privilegjuar
Bashkimi Europian duket se ja doli me sukses të krijojë një problem të qëndrueshëm mosbesimi me Turqinë e Erdoganit. Pas përplasjeve të dy viteve të fundit për çështjen e emigrantëve dhe përfshirjen në perocesin zgjedhor në Turqi, ka ardhur propozimi gjerman sipas të cilit Turqia të mos pranohet si anëtare e bllokut, por të konsiderohet partner i privilegjuar.
Ankaraja zyrtare nuk e ka pritur mirë këtë propozim që u ritheksua së fundmi edhe nga presidenti francez Emanuel Macron.
Nëse na ofrohet partneritet i privilegjuar as që do ta konsiderojmë dhe thjesht do ta hedhim poshtë. Askush nuk mund të ofrojë një status të dorës së dytë për Turqinë në raportet me BE-në
citohet ministri turkm për Bashkimin Europian, Ömer Çelik.
Ai ka folur për kanalin “Habertürk” dhe nuk ka hezituar të akuzojë Komisionerin për Zgjerimi, Johannes Hahn, se po synon të ndërpresë marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë.
“Ndonëse ai është Komisioner i BE-së për Zgjerimin, ai do të shkëpusë marrëdhëniet Turqi-BE”, shtoi ministri turk.
Procesi i anëtarësimit të Turqisë është me të vërtetë I veçantë. Një vend që ka aplikuar prej dekadash dhe mbahet në derë me pretendimin e standardeve. Teknikisht Turqia duhet të mbyllë negociatat për 35 kapituj dhe deri në maj të vitit 2016 u hapën 16 kapituj dhe një u përfundua. Por në dhjetor të vitit 2016 vendet anëtare të BE-së deklaruan ndërprerjen e njëanshme të negociatave duke i dhënë shkas një krize të vërtetë.
Add new comment