te verteten
O burazera, më mirë vazhdoni gënjeni!
Ankohen nga mediat dhe manipulimi dhe vetë janë kudo. Në mëngjes, në darkë, në drekë, pasdite, në fshat, në qytet, në përurime e në kriza. Ata gjejnë konsensusin, ata e prishin konsensusin, udhëheqin integrimin dhe progresin; janë në Facebook, tëitter dhe instagram. Like andej, share këtej, të parët në festa e në fatkeqësi. Janë më të mirët dhe më të këqinjtë. Xhepin plot me statistika. Mundet edhe të jemi takuar ndonjëherë, nuk na mbajnë mend, por mbase edhe kemi pirë ndonjë kafe. Tani kanë nisur ta quajnë njëri – tjetrin politikej.