studimi

Korrupsion i lartë dhe rryshfete në Universitete

Postuar në 07 Nëntor, 2015 11:24

Pesë universitetet publike, përkatësisht Universiteti i Tiranës, i Korçës, i Shkodrës, i Vlorës dhe Universiteti i Durrësit shihen si studentët si institucione arsimore me nivel të lartë korrupsioni te pedagogët. Sipas të dhënave të një studimi të bërë nga organizata “Mjaft” në bashkëpunim me ambasadën amerikane 87.3% e studentëve kanë pohuar se ka korrupsion në fakultet.

Studimi: Mishi i përpunuar dhe mishi i kuq, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Por jo të gjithë shkencëtarët bien dakord

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:51

Mishi i përpunuar dhe me gjasë edhe mishi i kuq përbëjnë rrezik për t’u prekur nga kanceri. Pas gati 2 milionë vjetësh(koha e deritanishme për ekzistencën e njeriut) konsumi, kur jetëgjatësia është rritur më shumë se asnjëherë tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon zbulimin “shqetësues”. Bëhet fjalë jo vetëm për sallamrat, por edhe për mishin e kuq. Për mishin e përpunuar ekspozimi lidhet me elementët shtesë që hidhen, që janë gati 1000 e që dyshohet se kanë përmbajtje kancerogjene.

Intervista/Konversioni në gjuhën shqipe

Postuar në 23 Tetor, 2015 14:14
Libri më i ri i Rrahman Paçarizit “Konversioni në gjuhën shqipe”, që pritet të botohet së shpejti, sipas autorit do të sjell një fenomen në fjalëformimin e shqipes që është trajtuar shumë pak në gjuhësinë shqiptare. Ai për KultPlus ka treguar mbi studimin në këtë libër, sikurse që ka shpjeguar se ky libër fillimisht do të promovohet në Shkodër. Libri përmban rreth 700 fjalë ku vërehet konversioni i kryer ose procesi që çon kah konversioni dhe krejt kjo është ilustruar me më se 1400 shembuj.

60% e të rinjve duan të ikin. Pesimizmi është bërë dominues në vetëm 4 vjet

Postuar në 22 Tetor, 2015 19:32

Edhe sikur të marrim të mirëqenë intepretimet statistikore të qeverië për ekonominë dhe situatën në përgjthësi, gjendja sërish nuk është e mirë. Kjo sidomos për një fakto përcaktues nga i cili rrjedhin të gjitha: klima e besimit në shoqëri. Kjo klimë ka shenjën minus prej kohësh, por kur ikja kaplon si dëshirë një pjesë të madhe të rinisë, atëherë situata është vërtet keq.

Studimi në SHBA: Pozicionet e larta në punë, njësoj të arritshme, por më pak të dëshirueshme nga femrat

Postuar në 11 Tetor, 2015 15:12

PNAS publikon një studim bazuar mbi sondimin konkret në SHBA, sipas të cilit ndonëse promocioni në fusha të ndryshme, perceptohet njësoj i arritshëm, është më pak i dëshirueshëm nga femrat sesa nga meshkujt. Kjo pasi siç thuhet në studim, femrat perceptojnë se me rritjen në karrierë do të ketë më shumë pasoja negatigve, çka i bën ato më pak të angazhuara. “Vihet re një diferencë e madhe dhe e qëndrueshme gjinore në qëllimet kryesore të njerëzve.

Studimi: Gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë informal

Postuar në 16 Shtator, 2015 07:49

Tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48 % në informalitet. Një studimi i publikuar nga “Monitor” vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 46 %. Shifrat alarmante për të punësuarit e padeklaruar i ka dhënë Banka Botërore në një studim të posaçëm të publikuar kohët e fundit për tregun e Punës në Shqipëri. Raporti e “Sfidat e tregut të punës në Shqiperi, i publikuar në maj 2015, ka të dhënat nga viti 2011 deri në 2013 dhe 2014.

Grupi i gjakut ndikon në rrezikun e sëmundjeve dhe në jetëgjatësi

Postuar në 17 Gusht, 2015 16:27

Njerëzit me grup gjaku A, B, apo AB janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës dhe kanë prirje për jetëgjatësi më të shkurtër sesa njerëzit me grup gjaku 0. Studimi u krye duke vëzhguar rreth 50 mijë njerëz të moshës së mesme dhe moshës së tretë në verilidnje të Iranit, për shtatë vjet. U konstatua se njerëzit me grupin e gjakut 0, kishin më shumë gjasë që të vdisnin gjatë harkut kohor të studimit për çdo lloj arsye shëndetësore, 9% më shumë sesa ata me grupin e gjakut 0.

Oktapodi, një nga krijesat më të sofistikuara

Postuar në 13 Gusht, 2015 23:31

Duke studiuar AND-në e oktapodëve shkencëtarët konstatuan se genet e tyre kanë karakteristika të veçanta që mund t’i  lidhin  ata me paraardhës të largët të jashtëtokësorëve. Një studim i kohëve të fundit tregon se ndoshta oktapodët janë dëshmia më e prekshme e jetës jashtëtokësore që mund të jetë në pjatën tonë.

Pages

Subscribe to RSS - studimi