60% e të rinjve duan të ikin. Pesimizmi është bërë dominues në vetëm 4 vjet
Edhe sikur të marrim të mirëqenë intepretimet statistikore të qeverië për ekonominë dhe situatën në përgjthësi, gjendja sërish nuk është e mirë. Kjo sidomos për një fakto përcaktues nga i cili rrjedhin të gjitha: klima e besimit në shoqëri. Kjo klimë ka shenjën minus prej kohësh, por kur ikja kaplon si dëshirë një pjesë të madhe të rinisë, atëherë situata është vërtet keq. Një studim i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, i quajtur “Rinia Shiptare 2015 “Ndryshim i ngadaltë, mbështetje tek interneti…dhe besim tek BE!”, nxjerr në pah një shifër: 60% e të rinjve duan të emigrojnë jashtë vendit, duke renditur si factor kryesor arsyet ekonomike. Kjo përqindje është rritur në raport me 53% që ishte në studimin e kryer në vitin 2011. “Studimi i Friedrich Ebert është hartuar mbi bazën e të dhënave numerike e cilësore të mbledhura nga sondazhi kombëtar me 1200 të rinj në të gjithë vendin dhe nga bisedat e strukturura në 8 fokus grupe”, raporton “Monitor”. Dëshira për të ikur është rritur me 6.8% nga viti 2001 në vitin 2014. Një aspekt shtesë: “Megjithëse të rinjtë e moshës 16-17 vjeç kanë qëllim të emigrojnëpër një arsimim më të mirë, ata e shohin këtë edhe si një mundësi punësimi në vendet ku do të kryejnë studimet.Për sa i përket arsyeve për emigrim vihet re një dallim mes të rinjve të gjinive të ndryshme. Në këtë kuadër femrat e reja, rreth 22% dëshirojnë të emigrojnë më shumë për shkak të arsimimit me përkundrejt meshkujve me 8.4%”, apo edhe rënia e iniciativës si premisë suksesi: “Në Shqipëri kanë filluar të mos i besojnë më guximit si faktor që të shtyn drejt fitores pasi 51.8 % e tyre në nivel kombëtar nuk janë dakort me këtë parim. Përkundër të dhënave të vitit 2011 kur kjo përqindja e të rinjve që besonin tek kjo shprehje ishte 80 % kjo rënie drastike dëshmon për një frymë pesimizmi që ka pëfshirë të rinjtë”, raporton studimi.
http://www.monitor.al/sondazhi-60-e-te-rinjve-ne-shqiperi-duan-te-ikin-n...
Add new comment