studimi
Studimi/47 % e shqiptarëve i mbajnë kursimet jashtë bankave
Qytetarët shqiptarë kanë kulturë të dobët fnanciare, ndaj rreth 47 % e popullsisë preferon t'i mbajnë paratë në shtëpi sesa ti çojë në bankë. Ky konkluzion ka dalë nga një studim I Bankës Botëore, ku sipas tyre pupullsia e Europës Juglindore ka preferencë të ulët për t'i depozituar paratë në sistemin bankar.
TemaTv
Në univers ka 2 trilionë galaktika
Në univers ndodhen 10 herë më shumë galaktika nga sa mendohej deri më tani. Nga analizat e kryera mbi fotografimet e satelitëve dhe teleskopëve, kërkues në universitetin e Nottingham dalin në konkluzionin se ka 2 trilionë galaktika. Analiza u krye mbi bazë modelesh matematikorë, duke korrigjuar atë që “nuk dukej” deri më tani e që ishte 90% e numrit të galaktikave. Një prej studiuesve ka vënë në dukje edhe një hollësi që duhet kuptuar: nuk është fjala se ka 10 herë më shumë yje, por se këta yje janë të ndarë në shumë më tepër galaktika nga sa mendohej deri më tani.
Studimi/Azia jugore mund të përballet me tërmete 9 ballë
Një studim i ri mbi zonën gjeologjike të Bangladeshit, Indisë dhe Burmës ka kosntatuar se rajoni verilindor i nënkontinentit indian po shkon drejt përplasjes me Azinë. Kjo sipas studiuesve ekspozon rajonin ndaj rrezikut të një tërmeti të ngjashëm me atë të Japonisë në vitin 2011. Bëhet fjalë për një magnitudë prej 9 ballësh shkalla Rihter, në një prej rajoneve me dendësinë më të madhe të popullsisë. Çarja nëntokësore që presupozohet nga ky model që sugjeron studimi, ka akumuluar tension për 400 vjet.
2.2 miliardë njerëz në botë të kërcënuar nga virusi "Zika"
Në total, 2,2 miliardë njerëz në botë jetojnë në zona që cilësohen si të rrezikuara nga virusi Zika. Dyshohet se ky virus ka shkaktuar lindjen e mijëra foshnjeve me tru të zhvilluar më pak se norma. Shkëncëtarët thonë se prania e mushkonjave është vetëm një faktor që ndihmon përhapjen e virusit, pasi duhen edhe kushte të tjera. Mbi të gjitha duhen temperatura të larta që Zika të shumohet brenda mushkonjës dhe popullsi të mëdha në afërsi që virusi të transmetohet.
Thatësira aktuale në Mesdheun Lindor, më e madhja në 900 vitet e fundit
Thatësira e Mesdheut Lindor që ka nisur në vitin 1998 është ndoshta më e madhja në 9 shekujt e fundit. Kështu thotë një stutim i fundit i agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, e cila ka rindërtuar historinë e thatësirave për të kuptuar më mirë klimën e këtij rajoni dhe zhvendosjen e ujërave në të. Vendet që përfshihen janë Qipro, Izrael, Jordani, Liban, Palestinë, Siri dhe Turqi, që hyjnë në një nga zonat më konfliktuale të globit. NASA është përpjekur të ndërtojë një model që do ta bënte më të lehtë identifikimin e viteve dhe periudhave më të thata.
Çarja e Menominee në Michigan ende pa një përgjigje nga shkencëtarët
Një çarje në tokë në Menominee në Michigan-SHBA, krijuar në vitin 2010, ka hapur shumë diskutime. Çarja është tipike për ato zona që kanë patur akullim dhe kanë pësuar shkrirje të akullit. Por për zonën e Menominee kjo nuk është tipike. Krijimi i saj u shoqërua me lëkundje të ngjashme me ato të një tërmeti me magnitudë 1, që është tërmeti i parë i regjistruar në këtë zonë të Michigan-it. Çarja është 110 m e gjatë dhe në disa vende shkon në 1.7 m thellësi. Studiuesit po marrin në konsideratë edhe hipotezën se çarja është krijuar nga shkulja e një pishe të madhe.
Sistemi shëndetësor shqiptar i standardeve më të ulëta europiane
Sistemi shëndetësor shqiptar është i standardeve më të ulëta europiane. Një studim i Health Consumer Powerhouse e rendit vendit tonë në vendin e 33 nga 35 shtete europiane që janë përfshirë në studim. Në analizë u morën 48 tregues që lidhen me funksionimin e sistemit shëndetësor ku Shqipëria është vlerësuar me 524 pikë duke lënë pas vetëm Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Poloninë.
52% e gazetarëve në Shqipëri janë femra
Një studim, siç e quan “shqiptarja.com” i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës ka konstatuar se media në Shqipëri dominohet për nga femrat. Kjo në kuptimin e numrit të gazetareve të cilat përfaqësohen me 52% të të gjithë numrit të plotë të gazetarëve dhe reporterëve(http://shqiptarja.com/Media/2710/nj--grua-n--karrier---flasin-gazetaret-...).
Zbulohet eksoplaneti më i rëndësishëm deri më tani: 39 vite dritë larg
Një planet i ri, i sapozbuuar jashtë sistemit tonë diellor, ka entuziazmuar shkencëtarët. GJ 1132b, ka afërsisht përmasat e Tokës dhe ndodhet në një sistem diellor 39 vite dritë larg nga Toka. Ai është më i ngjashmi me planetin tonë edhe sa i përket përbërjes shkëmbore, çka e bën atë të quhet si “planeti më i rëndësishëm i zbuluar jashtë sistemit tonë diellor”. Rëndësia e këtij planeti qëndron te ngjashmëria me Tokën dhe afërsia me të, që bën të mundshëm studime të detajuar të tij. Sa i përket mundësisë së jetës në të: zero.
Nuk ka teori konspirative për mekanizmin e Antikytheras
Universiteti Aristotelian i Selanikut pritet që të shpallë rezultatet e studimit të vet mbi mekanizmin e Antikytheras. Teori të shumta konsiprative rrethojnë historinë dhe funksionin e këtij mekanizmi, por profesori i Inxhinierisë Mekanike, Kyriakos Efstathiou thotë se asgjë prej këtyre nuk ka bazë. Fjala është për një mekanizëm, një kompjuter të vërtetë, që pranon të dhëna dhe prodhon rezultate, nisur nga njohuritë e mëdha që grekët e lashtë kishin mbi matematikën dhe astronominë. “Nuk ka vend për teori konspirative.