Korrupsion i lartë dhe rryshfete në Universitete

Postuar në 07 Nëntor, 2015 11:24

Pesë universitetet publike, përkatësisht Universiteti i Tiranës, i Korçës, i Shkodrës, i Vlorës dhe Universiteti i Durrësit shihen si studentët si institucione arsimore me nivel të lartë korrupsioni te pedagogët. Sipas të dhënave të një studimi të bërë nga organizata “Mjaft” në bashkëpunim me ambasadën amerikane 87.3% e studentëve kanë pohuar se ka korrupsion në fakultet.

Po kaq e lartë është edhe shifra e atyre që kanë pohuar se kanë qenë vetë të përfshirë në dhënin e ryshfetit.  Nga kjo anketë, 45.3% e studentëve janë shprehur se korrupsioni shfaqet më së shumti për të paguar provimet, e pasuar 30.2% për favorizim dhe më pak për sigurimin e shërbimeve te sekretaria dhe sigurimin e konvikteve.

Duke e renditur pagesën për provimet si shkakun më të përhapur të korrupsionit, 63.5% e studentëve janë shprehur se arsyeja e pagesës është për të marrë klasën, 30.8% për të përmirësuar notën dhe 5.8% për të pasur shanse për të vazhduar studimet.

Të pyetur mbi arsyet që nxisin këtë fenomen, studentët kanë pohuar se kjo vjen prej mosrespektimit të rregullores. Shumë pak prej tyre mendojnë se kjo shkaktohet prej pagave të ulëta të pedagogëve. 41.5% e studentëve kanë shprehur moszbatimin e rregullores, 20.8% mentalitetin, 9.4% rezultatet e ulëta të studentëve dhe 7.5% nivelin e pagave dhe infrastrukturën e dobët;, thuhet më tej në raport.

Raporti vëren se në universitete është problem edhe mungesa e pedagogëve gjatë orëve të mësimit.  Mungesa e programeve zyrtare për degët e secilit departament, vështirësia e komunikimit me sekretaret përkatëse, ndryshimi i panjoftuar i datave apo orareve të provimeve janë disa nga shqetësimet e ngritura nga studentët.

 

 

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.