sistemi zgjedhor

Ripropozohet kalimi drejt sistemit proporcional dhe listat e hapura

Postuar në 28 Tetor, 2016 14:07

Fryma e Re Demokratike ka bërë disa propozime në kuadër te Reformës Zgjedhore. Përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazmend Oketa FRD ka kërkuar lista të hapura dhe sistem zgjedhor proporcional rajonal. FRD propozon gjithashtu që numërimi i votave të realizohet në qendrat e votimit.
"TT"

Qeveri teknike dhe një sistem i ri zgjedhor. PD-ja zbulon paradhënien e marrëveshjes elektorale me LSI-në

Postuar në 12 Gusht, 2016 18:50

Skenari i qeverisë teknike, formalisht si kusht për zgjedhje të lira, zyrtarizohet si axhendë kryesore e opozitës parlamentare. Në një prononcim për “AbcNews”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se qeveria teknike është e vetmja mënyrë për të siguruar integritetin e zgjedhjeve.

“Tv Klan” i jep fund “karantinës”/Berisha kundër linjës së “kalamanit” Basha: Jo sistem zgjedhor me prim

Postuar në 04 Nëntor, 2015 00:12

Tashmë nuk është sekret: për disa çështje, Sali Berisha është i koordinuar me Ilir Metën dhe Lulzim Basha, deri diku me Edi Ramën. Aferat dhe akuzat e mëdha për momentin janë hedhur pas, për të dalë në një temë thelbësore dhe me rëndësi strategjike: sistemin zgjedhor. Hipokrizia dhe mohimi prej fëmije që kryeministri i bën informacionit se ai po përpiqet për një sistem me prim, nuk është marrë seriozisht dhe lëvizja që ka zënë fill që me aferën CEZ-DIA, po zbulon se skena politike aktuale është katërpolare.

Sistemi zgjedhor, e vetmja rrugë për të hequr qafe LSI-në

Postuar në 31 Tetor, 2015 13:22

Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe kalimi drejt atij me prim është tanimë një opsion aktiv për Partinë Socialiste. Madje edhe pse kryetari i saj, Edi Rama, mohoi publikisht dy ditë më parë se ka një ambicje të tillë, sot, një nga zëdhënësit e tij, ministri Bledi Çuçi, ka deklaruarvtë kundërtën për gazetën “Shqip”. “Vendi ynë si model mund t’i referohet modelit grek dhe spanjoll.

Basha: “Jemi për krjimin e Senatit. Edi Rama propozoi sistemin me prim". Dhe një denoncim për një përgjim të Sajmir Tahirit(përditësuar)

Postuar në 29 Tetor, 2015 22:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur sot në emisionin “Opinion” se ai dhe kolehgët e tij kanë si ide reformuese për legjislativin shqiptar krijimin e senatit. “Senati, për mendimin tim nuk do të ketë termin e kryeministri, pra nuk do të ketë lidhje  me qeverinë. Po kështu, senati mendoj se mund të zgjidhë disa çështje që sot adresohen te Gjykata Kushtetuese. Nga ana tjetër mendoj që të ulet numri i deputetëve në dhomën e parë”, tha Basha. Ai ka nënvizuar se këto janë ide që po diskutohen, por që do të duhet të diskutohen me kundërshtarët e tij politikë.

"Transparenca.sb": Qeveria mbahet në këmbë se do Ilir Meta. Edi Rama synon likujdimin e LSI-së përmes sistemit zgjedhor me prim

Postuar në 28 Tetor, 2015 22:29

Sali Berisha është njeriu kryesor i së djathtës parlamentare dhe aludimet se Lulzim Basha ka lëvizur me ndonjë manovër të vogël për ta spostuar janë larg realitetit. Në një intervistë për “Ora-News” sot, Sali Berisha ka përcjellë ato që mund të quhen direktiva për PD-në. Qeveria është e dështuar dhe se tani vendi, me apo pa dëshirë, duhet të përgatitet për zgjedhje. Deri aty ka disa lojëra akoma të cilat i janë bërë të njohura sot shqiptarëve sipas një versioni: atij të Sali Berisha.

Pages

Subscribe to RSS - sistemi zgjedhor