siria
Goditja e parë e SHBA ndaj forcave siriane, rrëzohet një avion i Damaskut zyrtar
Forcat e koalicionit antiterrorist në Siri që drejtohet nga SHBA kanë rrëzuar dje një avion bombardues të forcave siriane. Sot SHBA kanë pranuar se kanë rrëzuar avionin në fjalë duke shpjeguar se goditja u bë me qëllim që të shmangej bombardimi i forcave opozyrare të njësisë Forcat Demokratike Siriane, të cilat mbështeten nga SHBA. Bombardimi i avionit do të ndihmonte trupat qeveritare që të përparonin drejt Tabaqh, ku janë pozicionuar rebelët sirianë. Po kështu përfaqësues të koalicionit kanë kontaktuar palën ruse për të mos lejuar acarimin e mëtejshëm të situatës.
Turqia ndërton 700 km mur në kufirin me Sirinë. Së shpejti mur edhe në kufi me Iranin
Turqia ka përfunduar ndërtimin e një muri 700 km të gjatë në kufirin me Sirinë. Sipas ministrit turk të mbrojtjes, Fikri Işık, një mur i ngjashëm do të ndërtohet edhe në kufirin me Iranin në lindje të vendit dhe ai synon ndalimin e penetrimit të terroristëve. Muret janë pjesë e asaj që ministri e quajti sistem i integruar mbrojtjeje që përfshin mure, sistem ndriçimi, kamerash dhe përdorim dronesh dhe sistemesh më të gjera mbikëqyrjeje.
Video e sulmit në Paris
Sulmi ndodhi para disa ditësh kur një person goditi me çekiç një punonjës policie në sheshin pranë Katedrales Notre Dame, duke thirrur: "Kjo është për Sirinë".
Ish-presidenti kroat Josipoviç: I druhem zhvillimit të modelit sirian në Ballkan
Ish-presidenti kroat, Ivo Josipoviç, ka dhënë dje një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “B92” në kuadër të vizitës së tij në Beograd për një akivitet artistic. Josipoviç flet gjerësisht për raportet mes dy vendeve, për Ballkanin dhe për nevojën e integrimit. Sipas tij në Europë ka disa politikanë që janë lodhur nga Ballkani, nga nacionalizimi i tij i zhurmshëm, nga korrupsioni, antagonizmi dhe loja me reformat.
"Ka ardhur koha që Assad të vritet. Më pas do merremi edhe me ustallarët në Teheran"
Bashar al Assad duket se ka fituar edhe në luftën e nervave. I qetë në kontrollin e vendit pavarësisht asaj që po ndodh, i qetë dhe i ftohtë në lëvizjet ushtarake, në likujdime, në asgjësime, Assad ngjan se është aty për të mos ikur. Armiku më i madh i tij sot, Izraeli, thuhet se ka investuar shumë për nxjerrjen e tij dhe dinastisë që përfaqëson nga skena politike, por nuk ja ka dalë. Sot ministri i Ndërtimit të Izraelit, Yoav Galant(Kulanu) ka deklaruar se “ka ardhur koha që Assad të vritet”.
Turqi – ShBA, në kurs përplasjeje
Assad: Nuk përjashtohet kërkesa për mbështetje tokësore nga Rusia
Presidenti sirian, Bashar al - Assad ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” se ndërhyrja me trupa tokësore nga Rusia në Siri nuk përjashtohet.
“Ndoshta në të ardhmen, nëse armiqtë tanë dhe mbështetësit e tyre, terroristët e tyre, ushtarët që bëjnë punën e tyre, e ndryshojnë strategjinë dhe sjellin më shumë terroristë nga bota...mund të na nevojitet mbështetje tokësore nga Rusia. Nuk mendoj se tani ka nevojë për trupa tokësore”, tha presidenti sirian.
Terror në Siri, sulm kamikaz mbi kolonat e të uriturve (Video)
Për dhjetra viktima raporton televizioni shtetëror sirian nga një sulm kamikaz në periferi të Alepos, ku shumë civilë po përgatiteshin të linin fshatrat e tyre për t’i shpëtuar urisë.Masakra ndodhi kur një makinë bombë shpërtheu në një stacion autobusi, teksa po zbatohej marrëveshja për shkëmbimin e banorëbe mes mes rebelëve dhe ushtrisë siriane. Siç bëhet e ditur në autobusë ndodheshin banorët e dy fshatrave të evakuuar. Autobusët transportonin banorë shiitët të cilët ishin në mbështeje të qeverisë siriane dhe po braktisnin shtëpitë e tyre sipas ujdisë me rebelët.
Assad: Sulmi me armë kimike, 100% fabrikim
Në një intervistë të parë pas sulmit me armë kimike në Idlib, presidenti sirian Bashar al -Assad ka deklaruar se bëhet fjalë për një fabrikim të plotë. Ai ka shtuar se arsenali luftarak kimik i Sirisë i është dorëzuar amerikanëve vite më parë, të cilët sipas tij drejtuan oepracionin e transportit dhe shkatërrimit të tyre.
Takimi i G7, rrëzohet propozimi i Britanisë për sanksione ndaj Rusisë. SHBA tërheq akuzat për Assadin
Grupi i vendeve të G7 nuk ka rënë dakord për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë siç propozoi Britania e Madhe pas sulmit me armë kimike në Siri. Propozimi britanik synonte drejtuesit e lartë ushtrarakë rusë por për këtë çështje nuk është rënë dakord, njësoj siç është vënë në dukje se pa Bashar al Assad nuk ka zgjidhje të krizës siriane. Takimi po mbahet në qytetin Italian të Lukës dhe i paraprin vizitës së Rex Tillerson në Moskë.