Assad: Sulmi me armë kimike, 100% fabrikim
Në një intervistë të parë pas sulmit me armë kimike në Idlib, presidenti sirian Bashar al -Assad ka deklaruar se bëhet fjalë për një fabrikim të plotë. Ai ka shtuar se arsenali luftarak kimik i Sirisë i është dorëzuar amerikanëve vite më parë, të cilët sipas tij drejtuan oepracionin e transportit dhe shkatërrimit të tyre.
Hetimet nga një organizatë që monitoron përhapjen e armëve kimike janë përqendruar në Turqi, pasi zona e goditjes është në kufirin turko-sirian. Sot sirianët deklaruan se nga një sulm i koalicionit amerikan mbi dislokime të ISIS janë çliruar lëndë helmuese që kanë shkaktuar qindra viktima, diçka e padokumentuar deri më tani.
Add new comment