shba
Nga kakarisja politike në CNN te mesazhi i urimit për Trump që u mbajt i fshehtë
Ekskluzive. Ky është titulli që lexoje deri pak minuta më parë në Javanews.al, një media afër qeverisë shqiptare. Çfarë ishte ekskluzive mund të pyesë shumëkush? Ekskluzive na qenkëshin mesazhi i urimit të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë për Donald Trump. Po t’i besojmë këtij ekskluziviteti kartografik, faksimilja na thotë se mesashi është dërguar më 20 janar.
SHBA - Shqipëri, a do të jenë më të njëjtat raporte?
Cila është marrëdhënia e SHBA-së me Shqipërinë pas fitores së Donald Trump? Kjo nuk është një pyetje që merr për bazë spekullimet keqdashëse, por fakte publike e politike që lidhen së pari me qëndrime të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Tashmë është bërë e njohur se ky i fundit u bë pjesë e fushatës elektorale në SHBA me disa deklarata të personalizuara ndaj Trump, që sot është presidenti i këtij vendi. Pak ditë më parë, kryeminstri deklaroi se ai ka “sulmuar kandidatin por jo presidentin”, me të cilin nuk ka kontakte.
Greqia del nga Euro. Dekada, term afatgjatë për BE-në. Unioni nuk do të jetë më ky që është sot
Ted Malloch, i përfolur si kandat për ambasador të SHBA-së në Bashkimin Europian, i ka dhënë një intervistë Skai Tv. Malloch jep disa konsiderata për politikën aktuale në Europë duke sugjeruar se Greqia duhet të lërë Eurozonën. Madje sipas tij, do të jetë vetë Greqia që në një vit, apo një vit e gjysmë do ta kërkojë një gjë të tillë. Dilema se çfarë ndodh me këtë vend nëse lë Euron për Malloch duhet parë nga një optikë më praktike: A mendohet se do të jetë më keq sesa tani?
“Jo” Donald Trumpit në Parlamentin britanik
Kreu i Dhomës së Ulët në Parlamentin britanik, John Bercoë, ka deklaruar gjatë një seance të ditës së hënë se nuk do të dëshironte të bënte një ftesë për presidentin amerikan Donald Trump për të folur para deputetëve. Bercoë, i njohur për karakterin strikt dhe shumë rigoroz në drejtimin e seancave, si dhe për kujdesin thuajse kirurgjikal në ruatjen e etikës, ka deklaruar se “ne e vlerësojmë shumë marrëdhënien tonë me SHBA dhe se nëse një vizitë shtetërore do të realizohet, kjo shkon përtej dhe mbi statusin e kryetarit të Dhomës.
Kandidati i Trump për ambasador në BE flet për shpërbërje të Europës
Ted Malok, profesori dhe shkrimtari që u përzgjodh nga presidenti amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-ve në Bashkimin Europian parasheh një shpërbërje të Badhkimit Europian. Madje ai thotë se shkëputja e Britanisë ishte vetëm fillimi.
Kumuria e Rrugës së Elbasanit
Shumëkush e cilësoi si tërmet atë që ndodhi me Ylli Manjanin. Për mendimin tim, intervista agresive ndaj qeverisë në “Top Channel” e Ministrit të Drejtësisë, ishte prova më e fundit e Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Pra ishte një tërmet i krijuar me dashje (kundër Saimir Tahirit) për të provuar rezistencën e koalicionit. Sizmiologët shpjegojnë, se, kur lëkundja e tokës është dukuri natyrore, njeh dy faza. Tërmetin kryesor dhe pas-tërmetet që vijnë duke u shuar. Për lëkundje para-tërmet nuk kemi dëgjuar. Patjetër ato ekzistojnë, por njerëzit nuk i kuptojnë.
Ambasadorët e SHBA në Ballkan do të mbajnë postet e tyre
Ambasadorët e SHBA në Ballkan do të mbajnë postet e tyre, përfshi edhe ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lul. Në dhjetor të vitit të kaluar New York Times raportoi se President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kishte lëshuar një urdhër që u kërkonte ambasadorëve të emëruar politikisht të të linin postet e tyre menjëherë pas Ditës së inaugurimit të tij si President. Kjo shkaktoi një pështjellim të madh në komunitetin diplomatik dhe mediat globale.
Vrasja e ministrit
Ky ishte dëmi më i vogël që ndodhi sot. Në historinë tonë të re kombëtare janë shënuar disa si kjo, kjo është vrasja e katërt “në gjueti”.
Qeveria si konfederatë partish dhe klanesh
Pas tërmeteve që shkundën Shqipërinë javën e kaluar, përplasja PS-LSI ishte ankthi kryesor i shqiptarëve. Dita gdhihej dhe ngrysej me merakun e madh se çfarë do thotë Iliri, se çfarë postimi do bëjë Edi, se pse e tha Peleshi këtë, apo pse Taulant Balla ende nuk ka folur.
Mattis: Reduktim trupash ose tërheqje nga Kosova, nëse FSK merr mandatim për ruajtjen e kufijve
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka konfirmur mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës. Duke vlerësuar se KFOR dhe Kosovën si shembuj të angazhimit ndërkombëtar në mbrojtjen e sigurisë dhe të vlerave ai deklaroi para Senatit amerikan se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga shteti në fjalë, duhet të marrë në konsideratë për stabilitetin e rajonit.