“Jo” Donald Trumpit në Parlamentin britanik
Kreu i Dhomës së Ulët në Parlamentin britanik, John Bercoë, ka deklaruar gjatë një seance të ditës së hënë se nuk do të dëshironte të bënte një ftesë për presidentin amerikan Donald Trump për të folur para deputetëve. Bercoë, i njohur për karakterin strikt dhe shumë rigoroz në drejtimin e seancave, si dhe për kujdesin thuajse kirurgjikal në ruatjen e etikës, ka deklaruar se “ne e vlerësojmë shumë marrëdhënien tonë me SHBA dhe se nëse një vizitë shtetërore do të realizohet, kjo shkon përtej dhe mbi statusin e kryetarit të Dhomës. Gjithsesi…unë ndjej fuqimisht se refuzimi nga ana jonë e racizmit dhe seksizmit, mbështetja për barazinë para ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit janë konsiderata të rëndësisë më kryesore në këtë Dhomë”.
Ky është një mesazh shumë i qartë se politikat e Donald Trump nuk po shikohen në një sens ngushtësisht të interesave, siç propozon kryeministrja britanike Theresa May, por ato po kontestohen edhe nga një perspektivë morale dhe etike, pse jo emocionale, sa kohë që shumëkush po sheh te Amerika e Trump, rënien e vullnetshme të Perëndimit, kodit të tij dhe rendit botëror pas të cilit është investuar kaq shumë.
Add new comment