racizmi
Po italianët janë të bardhë?
Një shekull i racizmit të zakonshëm kundër latino-amerikanëve në Amerikën e Veriut, nga të shtënat e dikurshme kundër emigrantëve italianë e deri te të sotmet kundër meksikanëve dhe amerikano-jugorëve "Të shporren këta latino-amerikanë të tmerrshëm që na infektojnë racën, na dobësojnë gjakun e na zbehin dritën". “Po helmojnë gjakun e vendit tonë!”
Po nuk është racizëm, atëherë çfarë është ky i Europës?
Në Lindje mundet të jetë diktatura, por në Perëndim është padyshim shëmtia edhe ftohtësia e një bote që nuk gënjen dot më.
Kriza e tanishme në Ukrainë ka nxitur një vendim të paprecedentë nga Bashkimi Europian që ka njoftuar marrjen në mbrojtje të refugjatëve që vijnë nga Ukraina. Polonia dhe Sllovakia madje kanë bërë të ditur se ukrainasit mund të hyjnë edhe pa pasaportë.
George Floyd 2.0. Video e re dhune policore nga ShBA
Një tjetër video e dhunës policore është publikuar në ShBA. Kësaj radhe bëhet fjalë për një 30 vjeçar me probleme mendore, i cili është ndaluar nga policia e New York më 23 mars të këtij viti, nxjerrë lakuriq në rrugë me duar të lidhura dhe ndaj të cilit është ushtruar dhunë dhe i është mbuluar koka me një qese.
Të provoje policinë shqiptare
Agjencia e lajmeve Reuters raporton për një rast – tashmë nuk më gjëra të çuditshme në botë – të futbollistit të ekipit të Tottenahm, Danny Rose, i cili ankohet se ndjen racizmin e forcave të policisë të cilat e ndalojnë përherë dhe e pyesin nëse makina që përdor është e vjedhur apo jo. Sipas tij këto lloj kontrollesh i ka hasur për 15 vjet rresht me pyetje banale policësh si “e provon që e ke blerë këtë makinë?”
Kam hequr dorë nga shpresa se gjërat do të ndryshojnë për shkak të mentalitetit të disa njerëzve ndaj racizmit
Marrëzia e anti-racizmit. Nga heqja e fjalëve "zbardhues" nga L'Oreal te rishikimi i ikonave të Jezusit
Vrasja e George Floyd duket sikur ka prekur ndërgjegjen e mbarë botës perëndimore që po sillet sikur racizmi nuk dukje mes saj, apo ishte zhytur katakombeve apo getove të emigrantëve. Përveç protestave normale dhe apelit politik, racizmi po merr vlerë në treg duke imponuar një etiketë më “etike”.
Racizëm apo pakicë e zhurmshme?
Gazeta italiane “La Repubblica” ka zgjedhur të publikojë një volantin të ngjitur në një derë apartamenti në Norwich të Anglisë. Sipas gazetës ky është një shembull i pastër racizmi teksa në volantin shkruhet se tanimë Anglia ju kthye anglezëve dhe kushdo që dëshiron të jetojë në atë pallat duhet të flasë
anglishten e Mbretëreshës
Përmbajtja në thelb përcjell një sentiment dhe nuk fyen njeri pasi apelon që Britania t’u kthehet britanikëve ashtu siç ishte
Joaquin Phoenix flet kundër racizmit në industrinë e filmit gjatë marrjes së çmimit Bafta
Aktori Joaquin Phoenix ka fituar çmimin Bafta për rolin e tij në filmin e vlerësuar “Jocker”. Por lajmi në fjalë është eklipsuar nga fjala e aktorit që ka bërë thirrje për një luftë kundër racizmit sistemik të pranishëm edhe në industrinë e filmit.
Ndihem i turpëruar të them se jam pjesë e problemit sepse nuk kam siguruar që filmat ku kam punuar të jenë përfshirës
tha ndër të tjera ai.
Fjala e tij është debatuar gjerësisht dhe në përgjithësi ka patur jehonë pozitive.
Racizmi i Reganit: Afrikanët, kanibalë dhe majmunë që kanë siklet të veshin këpucë
Një ditë pasi Kombet e Bashkuara votuan për të njohur Republikën Popullore të Kinës, në atë kohë guvernatori i Kalifornisë, Ronald Reagan, i telefonoi Presidentit Richard Nixon në Shtëpinë e Bardhë dhe zbrazi zhgënjimin e tij mbi delegatët që kishin dalë kundër Shteteve të Bashkuara. "T’i shihje ata, ata majmunë nga vendet afrikane – mallkuar qofshin - ata që ende nuk nuk janë mësuar të mbajnë këpucët veshur pa u ndier në siklet”, thoshte Reagan, ndërsa Nixon qeshte.
Raporti për racizmin në Europë, kryesojnë Finlanda e Austria
Emigrantët që vijnë nga vendet afrikane vijojnë të vuajnë përjashtimin social dhe racizmin e intensiv në thuajse gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Sipas një studimi të Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) për vitin 2017 kjo prirje është e kombinuar me rritjen e nacionalizmit dhe të djathtës ekstreme në botë.
“Jo” Donald Trumpit në Parlamentin britanik
Kreu i Dhomës së Ulët në Parlamentin britanik, John Bercoë, ka deklaruar gjatë një seance të ditës së hënë se nuk do të dëshironte të bënte një ftesë për presidentin amerikan Donald Trump për të folur para deputetëve. Bercoë, i njohur për karakterin strikt dhe shumë rigoroz në drejtimin e seancave, si dhe për kujdesin thuajse kirurgjikal në ruatjen e etikës, ka deklaruar se “ne e vlerësojmë shumë marrëdhënien tonë me SHBA dhe se nëse një vizitë shtetërore do të realizohet, kjo shkon përtej dhe mbi statusin e kryetarit të Dhomës.