Racizëm apo pakicë e zhurmshme?

Postuar në 03 Shkurt, 2020 12:41

Gazeta italiane “La Repubblica” ka zgjedhur të publikojë një volantin të ngjitur në një derë apartamenti në Norwich të Anglisë. Sipas gazetës ky është një shembull i pastër racizmi teksa në volantin shkruhet se tanimë Anglia ju kthye anglezëve dhe kushdo që dëshiron të jetojë në atë pallat duhet të flasë

anglishten e Mbretëreshës

Përmbajtja në thelb përcjell një sentiment dhe nuk fyen njeri pasi apelon që Britania t’u kthehet britanikëve ashtu siç ishte

përpara se emigrantët ta infektonin atë

 

Nuk do të kalojë shumë kohë kur qeveria jonë të zbatojë rregulla që vënë britanikët në vend të parë. Kështu, më mirë evoluoni ose ikni!

vijon volantini.  

Zoti e shpëtoftë Mbretëreshën, qeverinë e saj dhe të gjithë patriotët e vërtetë

përfundon teksti.

Rasti në fjalë thuhet se po ndiqet nga policia teksa Bashkia e Norwich ka dalë me qëndrim duke deklaruar se qyteti ka qenë përherë mikpritës me të huajt. Këtu çështja është se eksperimenti i multikulturalizmit dështoi dhe ky është në thelb kufizim i asaj që quhet kulturë perëndimore. Britania, një vend me traditë të vjetër udhëtimi dhe perandorake, duket se nuk e tret mirë ngjyrosjen vizive dhe gjuhësore të qyteteve të saj me njerëz, që dikur i quante subjekte të Kurorës. 

Mirëpo përpara sesa kjo të lexohet si racizëm është mirë të merret parasysh se qëndrimet solidare nuk janë shumë të sinqerta, ndërkohë që para se të jetë racizëm, ky është lokalizëm, ose partikularizëm.

Shqiptarët janë një komunitet emigrantësh që përherë janë stigmatizuar nga media perëndimore, aq sa sot vendi në një mënyrë apo tjetër po penalizohet për këtë arsye. Por ndjenja të tilla janë të pranishme kudo në Europë, edhe në Shqipëri ku neoenveristët – trashëgimtarë biologjikë - e Partisë Socialiste janë në thelb raciastë dhe paragjykues mbi bazë krahinariste.

Bindjuni rregullave të shumicës ose Ikni

ja një tjetër mesazh i volantinës.

Mbani mend termin “Pakica të Zhurmshme”? Ju kujton gjë? E kemi dëgjuar në qytetin më të mirë të Europës. Quhet Tiranë, aty ku shumica është e njëjta që nga 1944.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.