Po nuk është racizëm, atëherë çfarë është ky i Europës?
Në Lindje mundet të jetë diktatura, por në Perëndim është padyshim shëmtia edhe ftohtësia e një bote që nuk gënjen dot më.
Kriza e tanishme në Ukrainë ka nxitur një vendim të paprecedentë nga Bashkimi Europian që ka njoftuar marrjen në mbrojtje të refugjatëve që vijnë nga Ukraina. Polonia dhe Sllovakia madje kanë bërë të ditur se ukrainasit mund të hyjnë edhe pa pasaportë.
BE po e quan si krizën më të madhe humanitare pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka hapur krahët e humanizmit dhe solidaritetit për t’u përgjigjur. Sigurisht që kjo ka rënë në sy për atë që është: racizmin e pastër të një Europe që është me të vërtetë një kurtizane e historisë së vet.
Aktualisht këtë trajtim ekumenik nuk e gëzojnë qytetarët aziatikë, afrikanë dhe ata të Lindjes së Mesme që largohen nga Ukraina.
Në vitin 2015, me rastin e krizës siriane, u mor vendimi që refugjatët të mbaheshin 18 muaj dhe ish-kancelarja Angela Merkel u brohorit si stratege për marrëveshjen me Turqinë që siguronte në thelb mbajtjen në Azi të aziatikëve.
Vendimi i sotshëm i Europës raciste pason raportet e mediave për tortura në kufijtë e BE-së, dështimin e FRONTEX dhe lojërat mizore në Mesdhe me refugjatët nga Afrika. Teksa dielli lind nga Perëndon për ukrainasit, Mesdheu duhet të mbetet një ferr publik në mënyrë që imigrantët me ngjyrë të shkurajohen.
Demografi dhe politikë do thotë dikush. E kuptueshme pëatjetër, por atëheherë si ta shpjegojmë sjelljen e tri dekadave ndaj nesh shqiptarëve? Që përtej problemeve të pamohueshme, nuk i sollën kësaj Europe asnjë problem realisht serioz.
E mbajmë mend të gjithë sesi në vitin 2015, kur nisi kriza siriane, shqiptarët u barazuan në trajtim mediatik me refugjatët e Lindjes sepse kishin numër të lartë azilkërkimi. Edhe pse shqiptarët janë strikt emigrantë ekonomkë. Macron i Francës ishte më i shqetësuari me të vetmin ngushëllim se në Tiranë ishte një kryeministër që mohonte ikjen e njerëzve.
Momente të tilla shtrojnë para një brezi nevojën për të kuptuar pozicionin në raport me kohën dhe vendin dhe mënyra sesi Europa po nxiton të hapë dyert për ukrainasit – shumë mirë që e bën – nuk ka sesi të mos na kujtojë kalvarin e vizave, lejeqëndrimet, kamionë e kështu me radhë.
Do të ishte e udhës që ta shohim për atë që është e për atë që na sheh dhe për të kuptuar mirë sesa naivë jemi e pse jo, edhe pak budallenj.
s.zaimi
Comments
normal qe Eu i pelqejne me
normal qe Eu i pelqejne me shume bjondet ukrainase se sa zijoshet e azise (skane faj i pjek djelli fort aty ku jane)
Add new comment