Mattis: Reduktim trupash ose tërheqje nga Kosova, nëse FSK merr mandatim për ruajtjen e kufijve
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka konfirmur mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës. Duke vlerësuar se KFOR dhe Kosovën si shembuj të angazhimit ndërkombëtar në mbrojtjen e sigurisë dhe të vlerave ai deklaroi para Senatit amerikan se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga shteti në fjalë, duhet të marrë në konsideratë për stabilitetin e rajonit.
Më tej akoma, Mattis, ka deklaruar se kjo lëvizje duhet të shoqërohet me një akt legjislativ që do të rimandatone Forcën e Sigurisë në Kosovë me mandatin e garantimìt të sigurisë dhe të ruajtjes së kufijve territorialë. Diçka që do të kërkonte ndërhyrje kushtetuese në Kosovë siç raportin Radio Evropa e Lirë.
Këto vlerësime janë depozituar në Senat më 12 janar kur edhe Mattis do të merrte konfirmimin në detyrë.
Qëndrimi i tij përbën një konfirmim për angazhimin amerikan në Ballkan dhe në Kosovë, investim direkt amerikan. Nga kjo pikëpamje Beogradi zyrtar që ka qëndruar në pritje të ndryshimeve të kursit nga Shtëpia e Bardhë, merr një përgjigje që rikthen pozitën e deridjeshme.
Add new comment