fsk

Ambasadori i Gjermanisë, Rohde: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Postuar në 26 Tetor, 2023 13:54

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar gjatë aktivitetit të Ministrisë kosovare të Mbrojtjes, “FSK dhe partnerët 2023” se Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjermania vazhdon të mbetet partnere e fuqishme dhe e besueshme e Kosovës që nga pavarësia dhe në këtë frymë ne e mbështesim plotësisht procesin transformues të FSK-së.

Gjermania do ta vazhdojë të mbështesë FKS-në. Dua t’u bashkohem parafolësve të mi dhe të theksoj qëllimin strategjik që një ditë Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s

Zmbrapsje nga planet për transformimin me ligj të FSK-së

Postuar në 29 Nëntor, 2017 11:07

Zyrtarët e Kosovës janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji

Koha Ditore shkruan se në takimet e së martës mes zyrtarëve më të lartë kosovarë dhe zv/ndihmës-sekretares amerikane të mbrojtjes, Laura Cooper, përkrahje e gjerë i është dhënë idesë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet me ndryshimin e Kushtetutës, dhe me pajtimin e pakicave.

Presidenti i Kosovës tërhiqet nga nisma për krjimin e ushtrisë(letra)

Postuar në 07 Prill, 2017 15:30

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është tërhequr nga nisma e tij ligjore për tranformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Pas presioneve të komunitetit ndërkombëtar, kreu i shtetit të Kosovës, ka vendosur të bëjë një hap mbrapa, vendim që ia ka njoftuar zyrtarisht Kuvendit të Kosovës përmes një letre. Më poshtë letra e plotë, publikuar në Koha Ditore:

Sinjale nga NATO kundër nismës së Thaçit për krijimin e Ushtrisë pa ndryshimin e Kushtetutës

Postuar në 13 Mars, 2017 10:16

Nisma e presidentit të Kosovës për tranformimin me ligj, të Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës, duket se ka jo pak kundërshtarë. Thaçi nuk është tërhequr as pas sinjaleve të ardhura nga SHBA, disa prej të cilave u raportuan edhe në media, e duket se nuk ka ndërmend të kthejë pa provuar votimin në Parlament të ligjit të propozuar, por duke anashkaluar ndryshimin e Kushtetutës. Sot gazeta “Zëri” i ka marrë një prononcim një zyrtari të lartë të NATO-s, emrin e të cilit nuk e bën publik, i cili nënvizon se nisma e Thaçit bart rreziqe për sigurinë.

Drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës

Postuar në 04 Shkurt, 2017 13:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan në profilin e vet në Facebook se krijimi i ushtrisë së Kosovës është çështje kohe tashmë. Ai ndodhet në ShBA ku ka vizituar Pentagonin, prej nga ku edhe njofton transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të vërtetë me detyrat kushtetuese që burojnë prej saj. 

Mattis: Reduktim trupash ose tërheqje nga Kosova, nëse FSK merr mandatim për ruajtjen e kufijve

Postuar në 28 Janar, 2017 20:23

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka konfirmur mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës. Duke vlerësuar se KFOR dhe Kosovën si shembuj të angazhimit ndërkombëtar në mbrojtjen e sigurisë dhe të vlerave ai deklaroi para Senatit amerikan se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga shteti në fjalë, duhet të marrë në konsideratë për stabilitetin e rajonit. 

Subscribe to RSS - fsk