Nga kakarisja politike në CNN te mesazhi i urimit për Trump që u mbajt i fshehtë

Postuar në 09 Shkurt, 2017 16:15

Ekskluzive. Ky është titulli që lexoje deri pak minuta më parë në Javanews.al, një media afër qeverisë shqiptare. Çfarë ishte ekskluzive mund të pyesë shumëkush? Ekskluzive na qenkëshin mesazhi i urimit të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë për Donald Trump. Po t’i besojmë këtij ekskluziviteti kartografik, faksimilja na thotë se mesashi është dërguar më 20 janar. E më pas, një tjetër shkresë më 2 shkurt, kësaj radhe anglisht nga ministri i Jashtëm. Mund të pyesë njeriu duke ngrënë kokoshka: Po pse vallë kryeministria dhe kryeministri preferojnë të ndajnë mesazhet e urimit në mënyrë ekskluzive me Javanews, apo edhe me ndonjë media tjetër, e jo të ndjekin procedurën e zakonshme të publikimit të tyre? Përgjigja është thjesht një: komepleksi i kryeministrit, kakarisja e të cilit në CNN te kjo video(e cila shikojeni me kujdes është postuar nga Këshilli i Ministravve)

do të duhet të gëlltitej mirë, të shijohej, të buzëqeshte, e mandej të nxirrte urimin me “shprehjen e konsideratës më të thellë”. Dhe kompeksi tjetër i fshikullimit në media e detyroi karvanliun e Rilindjes të publikojë xhevahirin e 20 janarit(shpresojmë që nuk është fals) Javanews shkon edhe më tej: e vlerëson debatin të mbyllur tani që nxori qitapet nga sirtarët e Endri Fugës. Por debati nuk mbyllet e as hapet se kështu shkruan dikush në një faqe online.

Përkundrazi, tani duhet të pyetet: Ç’e shtyu kryeministrin të fshihte mesazhin e urimit? Si ka mundësi që njeriu që del e mburret edhe për ca eskavatorë, fsheh urimin për presidentin e SHBA? Me siguri që rrugës do ta gjejë edhe një përgjigje për këtë, ashtu duke ecur në krye të karvanit bashkë me zagarët që i shkojnë pas. Urime dhe suksese në jetë!  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.