shba
Merita e Yuri Kim: Bëri qesharakë gazetarët që u përpoqën ta mbrojnë nga vetja
Në një editorial të sotshëm në gazetën “Tema” shkruhet se dosjet e Sali Berishës në SHBA datojnë që nga viti 1994 dhe ato janë përpiluar nga “një proces i gjatë disavjeçar i qeverisë amerikane për gjithë veprimtarinë e tij dhe familjes së tij, si një familje e korruptuar dhe si një politikan që ka minuar demokracinë në Shqipëri”. Të zë ankthi kur lexon këtë komplot të një familjeje ndaj demokracisë shqiptare dhe politikës së pakorruptuar "të shtetasve me emrin Taulant".
Sitki Ayan/Njeriu i afërt i Erdogan ekspozohet si lidhje kryesore e iranianëve për anashkalimin e sanksioneve të SHBA
Gazeta “Politico” raporton sot për përfshirjen në trafikimin e naftës iraniane përmes linjave turke të rrethit të brendshëm të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Emri që del në sipërfaqe është ai i Sitki Ayan, një njohje e vjetër e shkollës e Erdogan që përmes kompanive të tij që organizon nxjerrjen e naftës iraniane drejt Kinës dhe Rusisë, duke shamngur sanksionet e SHBA. Çështja dokumentohet edhe nga
Njësoj si me sanksionet ndaj Rusisë, SHBA dëboi Huawei-n nga Europa
E ndarë
Çfarë po ndodh në SHBA? Në sistemin e vet politik të dominuar nga një polarizim i momentit lidhur me figura si Donald Trump, por edhe me qasje revizioniste apo radikale ndaj historisë. Në një intervistë për ResPublica, Ernest Nasto, njohës dhe studiues i marrëdhënieve politike në SHBA, komenton atë që ndodhi me zgjedhjet e fundit dhe faktin kryesor të jetës publike amerikane: Ndarjen e shoqërisë. Një ndarje që priret jo vetëm të rishikojë aspekte të ndryshme të relacioneve dhe nocioneve të ngulitura, por edhe të destabilizojë një narrativë bazë për vetë SHBA.
Stoltenberg: Prania e SHBA dhe Kanadasë në Europë, shumë e rëndësishme
Ndërkohë që Franca po luan me vizionin e autonomisë straegjike të Europës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se prania e SHBA dhe e Kandasë në kontinent, është domethënës pë lidhjen atlantike.
Paralajmërime për fundin e "Epokës së Artë të hebrejve në SHBA"
Në “Jerusalem Post” është publikuar një shkrim i Adam Milstein, sipërmarrës filantropist hebre, që tematizon atë që po quhet “fundi i epokës së artë të hebrejve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës
Stavros Tzimas i gazetës greke “Kathimerini” ka publikuar sot një opinion mbi atë që e quan “vallëzimi i çuditshëm i Edi Ramës me Erdoganin”. Shkak është fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë në KiE gjatë të cilit ka rënë në sy mbrojtja që z. Rama i ka bërë presidentit turk. Asgjë nuk e ka pishur humorin e të pranishmëve lidhur me raportin e Dick Martyt, sipas Tzimas ka qenë avokatia e Edi Ramës për Erdogan që ka çuar në refuzimin e darkës së punës të thirrur prej tij.
100 mijë € gjobë Belgjikës për ekstradimin në ShBA të tunizianit të dyshuar për lidhje me Bin Laden
Një gjykatë e apelit në Bruksel ka vendosur kompensim me 100 mijë euro për terroristin e dënuar tunizian, Nizar Trablesi që është ekstraduar drejt ShBA. Gjykata ka çmuar se me aktin e ekstradimit personi në fjalë është dëmtuar dhe mandej ka shtuar se qeveria belge duhet të kërkojë kthimin pas të Trablesit.
Mikpritje shqiptare, apo përulje ndaj më të fuqishmit?
Raisi: Garanci për marrëveshjen bërthamore me ShBA. Holokausti? Ka shenja se ka ndodhur
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka dhënë së fundmi të parën intervistë për një media të Perëndimit, CBS News. Intervistuesja, Lesley Stahl, ka raportuar në formën e një reportazhi dhe interviste takimin me kreun politik iranian, cilësuar nga Perëndimi si konservator dhe subjekt i sanksioneve të ShBA.
I pyetur për marrëveshjen bërthamore të hedhur poshtë nga Trump, Raisi tha se ajo ishte një marrëveshje e mirë që u braktis në mënyrë të njëanshme nga amerikanët.