shba

Një “botë” alternative pa dominimin e dollarit

Postuar në 24 Qershor, 2023 12:01

Vendet e BRICS janë angazhuar muajt e fundit për të shmangur përdorimin e dollarit, monedhë që sipas tyre i ka vënë në disavantazh. BRICS është shkurtesë për Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën, të cilave në vitin 2010 iu bashkëngjit edhe Afrika e Jugut, të gjitha tregje në zhvillim që së bashku përbëjnë 1/3 e ekonomisë globale dhe 40% të popullsisë së botës.

Biden: Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor mbetet kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA

Postuar në 21 Qershor, 2023 13:44

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lënë në fuqi gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor. Biden tha se në përputhje me Ligjin Kombëtar për Situatat e Emergjencave, është e nevojshme të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme e shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 për Ballkanin Perëndimor.

SHBA rikthehet në UNESCO

Postuar në 18 Qershor, 2023 12:52

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riaplikuar për të hyrë në UNESCO, pesë vjet pasi ish-presidenti Donald Trump vendosi tërheqjen prej organizatës që merret me çëstjet arsimore, shkencore dhe kulturore. Vendimi pason premtimet e presidentit aktual Biden për të zhbërë aktet e Trump, por edhe arsyetimin se Kina ka lujatur një rol me ndikim në organizatë, sidomos për çështjet që lidhen me arsimin dhe

Politika e Perëndimit "Ose me Ne, ose kundër Nesh", krijon probleme globale

Postuar në 14 Qershor, 2023 13:36

Nuk është vetëm Kosova në kurthin e ngritur nga politika e parimit “ose me ne, ose kundër nesh”.

Joseph: SHBA po krijon një krizë në Kosovë

Postuar në 13 Qershor, 2023 18:54

Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, thotë se SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë.

Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, Joseph shkruan se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të mendohet mirë nëse “ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb”.

Patrushev: Kievi ra dakord për marrëveshjen, por u pengua nga SHBA

Postuar në 08 Qershor, 2023 15:26

Sekretari i Këshillit rust ë Sigurisë, Nikolay Patrushev, ka deklaruar se Ukraina ishte gati të firmoste marrëveshje paqeje me Rusinë në mars të vitit 2023 në Turqi por u ndalua nga SHBA.

Në mëngjes anëtarët e delegacionit ukrainas na dhanë propozimet e tyre gjatë negociatave dhe në mbrëmje thanë: jo, ne tërhiqemi.

Kjo ndodhi për shkak se SHBA kishte bërë presion mbi ta dhe u kishte thënë që nuk duhet vazhduar dhe mbajtur asnjë lloj negociate. Ka palë të interesuara në këtë konflikt, veçanërisht SHBA dhe Britania e Madhe

Shërbimet amerikane: Nord Stream u sabotua nga njësitë speciale të Ukrainës

Postuar në 07 Qershor, 2023 17:04

Shtetet e Bashkuara kanë pasur informacion mbi një sulm të planifikuar ukrainas mbi tubacionet e gazit natyror Nord Stream tre muaj përpara se ato të dëmtoheshin shtatorin e kaluar. Lajmin e bën të ditur The Washington Post.

Konflikti ShBA-Kinë, fatkeqësi e papërballueshme për botën

Postuar në 05 Qershor, 2023 02:58

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu ka deklaruar gjatë punimeve të samitit të “Shangri-La Dialogue” në Singapor, se një konflikt mes Kinës dhe ShBA-ve do të ishte një fatkeqësi e papërballueshme për botën.

Kontrolli i armëve, SHBA gati për dialog me Rusinë dhe Kinën pa parakushte

Postuar në 02 Qershor, 2023 23:19

Shtetet e Bashkuara janë gati për dialog për kontrollin e armëve me Rusinë dhe Kinën pa kushte paraprake. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, e shprehu gatishmërinë amerikane gjatë takimit vjetor të Shoqatës së Kontrollit të Armëve.

"Ne kemi deklaruar gatishmërinë tonë për t'u angazhuar në diskutime dypalëshe për kontrollin e armëve me Rusinë dhe me Kinën pa parakushte," citohet ai nga TASS.

Përgjigje Amerikës: Diktatorët nuk shkojnë në balotazh  

Postuar në 20 Maj, 2023 14:53

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zgjodhi t’i shmangej një pyetjeje të CNN lidhur me një përpjekje të mundshme amerikane për ta larguar nga pushteti. I pyetur nëse beson se Uashingtoni po përpiqet ta rrëzojë atë, ai u përgjigj duke kritikuar presidentin amerikan Joe Biden se e shikon atë si diktator.

Si mund të jetë diktator dikush që shkon në balotazh në vend që të [fitojë] zgjedhjet në raundin e parë? Ky është realiteti.

Pages

Subscribe to RSS - shba