Kontrolli i armëve, SHBA gati për dialog me Rusinë dhe Kinën pa parakushte
Shtetet e Bashkuara janë gati për dialog për kontrollin e armëve me Rusinë dhe Kinën pa kushte paraprake. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, e shprehu gatishmërinë amerikane gjatë takimit vjetor të Shoqatës së Kontrollit të Armëve.
"Ne kemi deklaruar gatishmërinë tonë për t'u angazhuar në diskutime dypalëshe për kontrollin e armëve me Rusinë dhe me Kinën pa parakushte," citohet ai nga TASS.
Megjithatë, Sullivan vë në dukje se "pa parakushte nuk do të thotë pa përgjegjësi, do të bëjë ende përgjegjëse fuqitë bërthamore. Për sjellje të pamatur dhe ne do të vijojmë t'u njohim përgjegjësinë kundërshtarëve dhe konkurrentëve tanë për ruajtjen e marrëveshjeve bërthamore."
Add new comment