SHBA rikthehet në UNESCO
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riaplikuar për të hyrë në UNESCO, pesë vjet pasi ish-presidenti Donald Trump vendosi tërheqjen prej organizatës që merret me çëstjet arsimore, shkencore dhe kulturore. Vendimi pason premtimet e presidentit aktual Biden për të zhbërë aktet e Trump, por edhe arsyetimin se Kina ka lujatur një rol me ndikim në organizatë, sidomos për çështjet që lidhen me arsimin dhe Inteligjencën Artificiale.
Drejtuesja e Përgjithshme, Audrey Azoulay e ka cilësuar vendimin e ri si një moment historik që dëshmon se:
UNESCO ka rëndësi
Tensionet me organizatën lindën që në vitin 2011 kur UNESCO pranoi Palestinën, një akt që u pa si njohje de facto e shtetit në fjalë. tërheqjen e formalizoi Trump në vitin 2018.
Add new comment