Paralajmërime për fundin e "Epokës së Artë të hebrejve në SHBA"
Në “Jerusalem Post” është publikuar një shkrim i Adam Milstein, sipërmarrës filantropist hebre, që tematizon atë që po quhet “fundi i epokës së artë të hebrejve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Teksa vë në dukje shifrat e personave që identifikohen si hebrenj në SHBA – 4.5 milionë, ose gjysma e atyre që kanë origjinë hebreje – vdekjen e brezit që përjetoi Holokaustin dhe perëndimin e kujtesës për këtë ngjarje – autori thekson se ky është një proces historik që lidhet me ecurinë ideologjike të shoqërive përkatëse dhe larminë e tyre. Dhe që këtej ne kuptojmë se për perspektivën e një hebreu, çdo vend është një shtëpi ku ai është Diasporë.
Përgjatë historisë hebreje, në kontinente dhe në shekuj populli hebre ka patur shumë periudha përparimi. Më të njohurat janë Epoka e Artë në Spanjë nga mesi I shekullit të 12-të deri në fund të shekullit të 14-të. Nën sundimin e kalifatit Umajad, Al Andalus u bë një parasë për kulturën dhe artin hebre, letërsinë, filozofinë dhe teologjinë. Kjo periudhë e patë përfundoi brutalisht më 1492 kur të gjithë hebrejtë e Spanjës dhe Portugalisë u dëbuan me dhunë dhe u konveruan në kristianizëm
shkruan ndër të tjera Milstein.
Sipas tij, rreth viteve ’50 të shekullit të 20-të e deri më tani, “jeta hebreje përjetoi një tjetër Epokë të Artë, kësaj radhe në SHBA dhe Izrael”.
Antisemitizmi ra ndjeshëm dhe komuniteti hebre u bë një ndër më të suksesshmit në SHBA
vijon autori.
Në këtë kohë, Sionizmi zvëndësoi elementin fetar mes hebrejve të Amerikës duke u bërë kështu bërthama e identitetit të tyre.
Kjo nisi të ndryshonte rreth vitit 2000 kur palestinezët nisën një fushatë terrori kundër hebrejve në Izrael, e quajtur “Intifada e Dytë”
shkruan Milstein.
Por çfarë ka ndodhur?
Lidhja mes hebrejve të SHBA dhe Izraelit, që e ka të pamundur të zgjidhë identitetin e shtetit me identietin nacional-fetar, ka pësuar korrozion. Dhe këtu faktor është amerikanizmi i hebrejve që kanë “ndryshuar mënyrën sesi mendojnë për identitetin e vet hebre dhe marrëdhënien e tyre me hebrejtë e atdheut”.
E gjitha kjo përkon me rritjen e antisemitizmit në SHBA dhe dhunën antisemite sidomos në metropolet e mëdha, ndërkohë që presionet në rritje po krijojnë një kordon psikologjik pasigurie që nis së pari me tëhuajëzimin identitar edhe brenda një komuniteti ku jeton prej kohës. Fermentet e urrejtjes janë të njëjta dhe ato veprojnë në kushtet të një pehashi social të pafavorshëm, që kërkon të vetëgjenerohet tek armiqtë apo trupat e huaj, ku hebreu vijon të shërbejë si ideali në këtë kuadër. Kjo klimë sipas Milstein dikton veprim politik dhe social, “aleancë me grupe që ndajnë të njëjtat vlera judeo-kristiane të lirisë dhe demokracisë”, “të përqafojmë sionizmin si pjesë integrale të identitetit hebre”.
Ne duhet të kërkojmë në mënyrë kolektive refuzimin e të gjitha formave të antisemitizmit përfshirë dhe sidomos anti-sionizmit
përfundon Milstein.
Add new comment