Stoltenberg: Prania e SHBA dhe Kanadasë në Europë, shumë e rëndësishme
Ndërkohë që Franca po luan me vizionin e autonomisë straegjike të Europës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se prania e SHBA dhe e Kandasë në kontinent, është domethënës pë lidhjen atlantike.
Përmes një interviste për “Politico” Stoltenberg ka shtuar se një fitore ruse në Ukrainë, do të ishte lajm shumë i keq për Europën, Amerikën e Veriut dhe të gjithë NATO-n, për shkak se do të çonte një mesazh për liderët autoritarë në Rusi dhe Kinë se përdorimi i forcës do të përmbushte synimet politike.
Droja kryesore lidhet me disa qëndrime të republikanëve amerikanë, ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka shprehur megjithatë besimin se shumica e re e Kongresit do të vijojë mbështetjen për Ukrainën.
Add new comment