shba
Obama, një President jo realist
Barack Obama është në fund të presidencës së tij, dhe është thjesht njerëzore për të, të shqetësohet se si do të gjykohet pasi ta lërë detyrën. Ky impuls ndoshta shpjegon vendimet e tij për të marrë pjesë në një varg intervistash te Atlantic, në të cilat ai ka mbrojtur qasjen e tij në politikën e jashtme dhe shpjegon pse ka refuzuar që ta përdorë fuqinë amerikane në mënyrë aq të gjerë sa do të kishin dashur kritikët e tij.
Entusiazmi i përmbajtur i Metës për takimin e Ramës me Obamën
Ilir Meta ka marrë mesazhet e veta për vizitën e Ramës në Uashington dhe pritjen nga presidenti Obama. Mbi të është ngritur një re e madhe pikëpyetjesh për marrdhëniet me amerikanët, nisur dhe nga mungesa e vizitave të tij në Shtetet e Bashkuara. Vetë Meta është përpjekur të zhgënjejë skeptikët që mendojnë se mes tij dhe amerikanëve ka një ngërç, duke parlajmëruar kohë pas kohe vizita në SHBA.
Deklaratë e delegacionit të BE dhe Ambasadës Amerikane kundër axhendave personale të politikës
Faktori ndërkombëtar në 25 vitet e fundit ka patur një rol vendimtar në zhvillimet e Shqipërisë. Janë ata që kanë vënë para klasën politike të ndjekë interesin publik dhe jo axhendat personale. Sot delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada Amerikane kanë përcjellë një deklaratë drejtuar palëve për të miratuar pa vonesa aspiratën e 91 % të shqiptarëve për të miratuar reformën në drejtësi. "Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpresin rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi.
Ambasada e SHBA: Vendimi për xhihadistët mund të sjellë dhunë
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet që së shpejti të japë vendimin për “xhihadistët” e akuzuar për terrorizëm. Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se, pas vendimit për gjykimin e nëntë imamëve mund të ketë dhunë.
“Grupet ekstremiste kanë akuzuar për dhunë nëse nëntë imamët shpellën fajtorë”, thuhet në mesazhin e ambasadës për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri apo që do të vizitojnë vendin tonë.
Planet A, B dhe C të republikanëve kundër Donaldit
Figurat kryesore të partisë Republikane në SHBA nuk duan që Donald Trump të jetë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë. Kjo, për dy arsye – e para sepse nuk pëlqejnë që Donaldi të jetë lideri i partisë së tyre, dhe e dyta, sepse sondazhet tregojnë se ai ka gjasa të mundet keqazi si nga demokratja Hillary Clinton, edhe nga socialdemokrati Bernie Sanders.
Clinton në garë, Obama e mbron: “Shkujdesje me emailet, por i ka shërbyer vendit”. Po qëndrimet për Shqipërinë si përpilohen?
Presidenti amerikan Baracka Obama, ka dalë hapur në përkrahje të kandidates për president, Hillary Clinton, e cila në ushtrimin e detyrës së vet si Sekretare e Departamentit të Shtetit kishte përdorur e-mailin e vet privat për të shkëmbyer materiale pune. WikiLeaks publikoi faktin se janë 32 mijë emaile të tilla, të cilat janë cilësuar si shkelje e rëndë me pasojë cenimin e sigurisë kombëtare. Por Obama, që po mbyll mandatin dhe karrierën e vet mendon ndryshe. “Unë mendoj se është e rëndësishme të mbahet kjo parasysh.
BE-ja do të rikthejë vizat për shtetasit e SHBA-së
Bashkimi Europian ka ndërmend të vendosë regjimin e vizave për shtetasit amerikanë. “Euobserver” raporton se mbledhja për këtë çështje pritet të mbahet javën që vjen dhe kjo konfirmohet nga një zëdhënëse e Komisionit Europian. Arsye për këtë vendim është fakti se SHBA aktualisht mban regjim vizash për pesë shtete që janë pjesë e BE-së, ndaj ky i fundit do të aplikojë parimin e reciprocitetit.
Rusia e përgatitur përballë tankeve amerikane në Europën Lindore
Pse reagon e përmbajtur Moska pas konkretizimit të planeve amerikane për stacionimin e një brigade tankesh në Europën Lindore? Tendosjet mbeten megjithëse nuk ka konfrontim si në kohën e Luftës së Ftohtë. Aleksander Grushko, përfaqësuesi i Moskës në NATO, Bruksel në një prononcim për Deutsche Welle-n i kritikoi planet amerikane duke bërë fjalër "për hap tjetër që forcon kalimin e NATO-s në modele konfrontuese".
Kerry: SHBA po turpërohet me fushatën e zgjedhjeve
Duke komentuar klimën me të cilën udhëheqësit e huaj po shohin fushatën e zgjedhjeve paraprake në Shtetet e Bashkuar me debatin të fokusuar tek kandidati republikan Donald Trump, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se pyetjet që i bëhen nga të huajt janë seriozisht shqetësuese."Unë duhet të them se është e qartë se ajo që po ndodh është një turp për vendin tonë", thotë ai.