Deklaratë e delegacionit të BE dhe Ambasadës Amerikane kundër axhendave personale të politikës

Postuar në 15 Prill, 2016 10:55

Faktori ndërkombëtar në 25 vitet e fundit ka patur një rol vendimtar në zhvillimet e Shqipërisë. Janë ata që kanë vënë para klasën politike të ndjekë interesin publik dhe jo axhendat personale. Sot delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada Amerikane kanë përcjellë një deklaratë drejtuar palëve për të miratuar pa vonesa aspiratën e 91 % të shqiptarëve për të miratuar reformën në drejtësi. "Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpresin rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa. Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje"-thuhet në deklaratë.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Bishti i qenit, gjithmone bisht qeni mbetet, si krrabe ne fund.
Drejtoja sa te duash, perseri i shtrember rri.
E vetmja gje, per t'ja drejtuar, mbetet vetem qe qenit, t'i pritet bishti.
Besoj jam i qarte.
Se kush eshte qeni, dhe kush eshte bishti, e dini te gjithe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.