Entusiazmi i përmbajtur i Metës për takimin e Ramës me Obamën

Postuar në 15 Prill, 2016 14:55

Ilir Meta ka marrë mesazhet e veta për vizitën e Ramës në Uashington dhe pritjen nga presidenti Obama. Mbi të është ngritur një re e madhe pikëpyetjesh për marrdhëniet me amerikanët, nisur dhe nga mungesa e vizitave të tij në Shtetet e Bashkuara. Vetë Meta është përpjekur të zhgënjejë skeptikët që mendojnë se mes tij dhe amerikanëve ka një ngërç, duke parlajmëruar kohë pas kohe vizita në SHBA. Por entuziasëmi i përmbajtur që Meta shfaqi për vizitën e kryeministrit Rama në Shtëpinë e Bardhë dhe përgjigjia lakonike për një vizitë të mundshme të tij në SHBA, legjitimojnë pikëpyetjet që janë ngritur mes tij dhe amerikanëve. "Kam qenë dhe do të jem pa asnjë diskutim, por më e rëndësishme, jam i bindur është të ecim përpara me reformën në drejtësi dhe ju e dini qëndrimin e LSI-së që është një qëndrim shumë i qartë në këtë drejtim"- deklaroi Meta teksa komentoi vizitën e Ramës në SHBA. Ka dhe një moment tjetër që duhet të veçohet në deklaratat e Ilir Metës. Ai kërkon që udhërrëfyer për reformat të jetë rezoluta e Parlamentit Europian. "Është përgjegjësi e klasës politike ta lexojë në mënyrën e duhur rezolutën, e cila duhet të jetë një udhërrëfyes dhe të bashkojë palët për çuarjen përpara të reformave dhe hapjen e negociatave"- theksoi Meta.

Comments

Submitted by Siluruesi (not verified) on

Keto hipoteza dashakeqe, behen vetem e vetem per te krijuar sadopak indicije negative ne marredheniet e koalicionit te se majtes ne pushtet.
T'u rruajne bishtin, Rames dhe Metes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.