shba
Shqipëria në NATO/Kreu i Forcës Tokësore amerikane në Europë njofton stërvitje të përbashkët dhe flet për “parandalimin e agresionit rus në Veri”
Ministria e Mbrojtjes njofton sot se në Tiranë ka zhvilluar një vizitë kreu i Forcave Tokësore amerikane për Europën, gjenerallejtënant Ben Hodges. Ai ka takuar zv.ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral, Jeronim Bazo, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Modeli amerikan i Bashës largon 35% të të vjetërve nga gara për zgjedhje parlamentare
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, duket se ka gjetur një mënyrë për të pastruar radhët e kandidatëve të vet në zgjedhje. Gjatë vizitës në ShBA, Basha ka zhvilluar një takim në Institutin Republikan Amerikan, ku është diskutuar për “modelin e përzgjedhjes së kandidatëve”.
Edi Rama vizitë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, sipas Top-Channel
Top-Channel njofton sot se kryemnistri Edi Rama do të jetë për vizitë në ShBA gjatë muajit prill. Televizioni në fjalë thotë se Rama do të shoqërohet nga një delegacion i qeverisë shqiptare dhe se ai do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barack Obama dhe zv. Presidenti, Joe Biden. Informacioni nuk është zyrtar dhe TCh referon burime të veta. Aktualisht në SHBA ndodhet kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar disa takime me kongresmenë dhe zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland.
Gjyqi korean - 15 vjet me punë të rëndë për vjedhjen e një posteri
Otto Warmbier, student i Universitetit të Virgina, u dënua me 15 vjet punë të rëndë nga gjykata në Korenë e Veriut, pas akuzave për "krime të rënda kundër shtetit". Warmbier vodhi një baner nga një hotel.
Marco Rubio tërhiqet nga gara presidenciale
Republikani i Floridës, Senatori Marco Rubio u largua nga gara presidenciale, ndërsa guvernatori republikan i Ohajos, John Kasich mposhti kryesuesin e garës Donald Trump në shtetin e tij.Pas humbjes poshtëruese në shtetin e tij, Rubio tha se i ishte mirënjohës të gjithë atyre që e mbështetën. Ai tha se nuk ishte në "planet e Zotit" që ai të bëhej president në vitin 2016 e ndoshta kurrë.
SHBA drejt instalimit të sistemeve raketore në gadishullin korean. Kina dhe Rusia: “Po cenohet pariteti dhe stabiliteti strategjik në botë”
Njësoj si për vendimin e SHBA-së për të vendosur një sistem raketor në Europë, Rusia, e së funmdi edhe Kina bashkë me të, kanë dalë kundër instalimeve të ngjashme në gadishullin korean. Në kushtet e një krize serioze mes dy Koreve, vendimi i mundshëm i SHBA-së po shihet me dyshim. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi të premten gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun kinez, Wang Yi se “testimet e Koresë së Veriut nuk duhet të shërbejnë si pretekst për SHBA-të për instalimin e raketave të sistemit “Terminal High Altitude Area Defense (THAAD) në Korenë e Jugut”.
Obama dhe Biden kundër propozimit të Kerryt për goditjen me raketa të forcave të Assad. Përvoja e Vietnamit frenoi SHBA-të
Tensionet për çështjen e Sirisë kanë mbërritur deri brenda administratës amerikane, ku ka patur mendime të ndryshme për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj Bashar Al Assad. Meda shtetërore iraniane, “Press-Tv” citon numrin e ri të revistës “Atlantic”, në të cilën shkruhet se presidenti amerikan Barack Obama ka hedhur poshtë disa herë propozimin e sekretarit të Shtetit, John Kerry, për goditje të kufizuara me raketa të forcave të Assadit, si një mënyrë për të “dërguar një mesazh” dhe për të detyruar presidentin sirian që të ulej në tryezën e bisedimeve.
Siria, hidhet ideja e ndarjes
Njësoj si në rastin e Libisë, kur pas rënies së Moamer Gedaffit, nisi publikimi i hartave të ndarjes, edhe për Sirinë e përgjakur, ka ardhur koha e ideve të tilla. Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, ish-komandanit suprem i NATO-s, gjenerali James Stavridis, propozon ndarjen, pasi siç e shohin të gjithë “asgjë nuk ka mbetur më nga Siria e dikurshme”. Të dhënat e luftës flasin qartë: 500 mijë të vdekur deri më tani që është 2.5% e popullsisë së para luftës. Afërsisht 50% e popullsisë është zhvendosur.
Gjyqtarët e refuzuar nga SHBA, mes tyre edhe 14 të kallëzuar nga ILDKPI
Lista e zezë e ambasadës amerikane për gjyqtarë të korruptuar përfshin edhe 14 gjyqtarë tëkallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të interesit për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. “ABC NEWS” referon burime të ambasadës që të kenë pohuar se 14 gjyqtarët e mësipërm janë pjesë e listës, por se lista nuk fillon e mbaron me ta. “Burimet thonë se pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.
Memoria historike e Shqipërisë, si histori individësh, jo shteti
Muajt e fundit, arkivat amerikane mbi Shqipërinë u hapën dhe brenda tyre arrijmë të gjejmë raporte të ambasadorëve amerikanë për gjendjen apo bisedimet në Tiranë, si dhe protokolle bisedash në nivele të larta presidenciale. Në kulturën amerikane, kjo është praktikë rutinë dhe një tregues demokracie.