SHBA drejt instalimit të sistemeve raketore në gadishullin korean. Kina dhe Rusia: “Po cenohet pariteti dhe stabiliteti strategjik në botë”

Postuar në 12 Mars, 2016 20:31

Njësoj si për vendimin e SHBA-së për të vendosur një sistem raketor në Europë, Rusia, e së funmdi edhe Kina bashkë me të, kanë dalë kundër instalimeve të ngjashme në gadishullin korean. Në kushtet e një krize serioze mes dy Koreve, vendimi i mundshëm i SHBA-së po shihet me dyshim. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi të premten gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun kinez, Wang Yi se “testimet e Koresë së Veriut nuk duhet të shërbejnë si pretekst për SHBA-të për instalimin e raketave të sistemit “Terminal High Altitude Area Defense (THAAD) në Korenë e Jugut”. Sipas Lavrov plane të tilla janë krejtësisht të pavenda dhe që sipas tij “minojnë paritetin dhe stabilitetin strategjik në botë”. Edhe ministri i Jashtëm kinez ndau të njëjtën pikëpamje, kur deklaroi se se një hap i tillë nga ana e SHBA-së “dëmton drejtpërdrejt sigurinë strategjike të Kinës dhe SHBA-së”. 

 

http://www.presstv.com/Detail/2016/03/12/455201/Russia-China-US-THAAD-Ko...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.