Clinton në garë, Obama e mbron: “Shkujdesje me emailet, por i ka shërbyer vendit”. Po qëndrimet për Shqipërinë si përpilohen?

Postuar në 10 Prill, 2016 16:54

Presidenti amerikan Baracka Obama, ka dalë hapur në përkrahje të kandidates për president, Hillary Clinton, e cila në ushtrimin e detyrës së vet si Sekretare e Departamentit të Shtetit kishte përdorur e-mailin e vet privat për të shkëmbyer materiale pune. WikiLeaks publikoi faktin se janë 32 mijë emaile të tilla, të cilat janë cilësuar si shkelje e rëndë me pasojë cenimin e sigurisë kombëtare. Por Obama, që po mbyll mandatin dhe karrierën e vet mendon ndryshe. “Unë mendoj se është e rëndësishme të mbahet kjo parasysh. Clinton është një person që i ka shërbyer vendit për katër vjet si sekretare e Shtetit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha presidenti amerikan gjatë një interviste me “Fox Neës”, duke shtuar se në çështjen e emaileve, ai kishte vënë re një “shkujdesje”. Ta marrim këtë qëndrim kaq liberal, që në kushte të tjera as që mund të mendohet dhe ta filtrojmë me rëndësinë që u jepet pastaj qëndrimeve që adopton Departamenti i Shtetit për vende si Shqipëria. Kur një sekretare Shteti thyen rregullat jo për një, por për 32 mijë emaile, çfarë rëndësie ka atëherë një mesazh për Shqipërinë? E rëndësishme është që ndoshta të kuptohet se Shqipëria për rëndësinë që ka, mundet të jetë një çështje burokratike në SHBA, e jo politike, siç e paraqesin. 

 

http://www.reuters.com/article/us-usa-obama-clinton-idUSKCN0X70JE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.