sateliti

Irani lëshon në hapësirë satelitin Chamran-1

Postuar në 14 Shtator, 2024 16:31

Irani lëshoi sot në orbitë një satelit të ri kërkimor. Lajmin e bëri publik televizioni shtetëror.

"Sateliti kërkimor Chamran-1 u lëshua me sukses dhe u hodh në orbitë nga transportuesi Ghaem-100", u tha në njoftim.

Tri herë mbi Hubble, lëshohet sateliti James Webb (VIDEO)

Postuar në 25 Dhjetor, 2021 14:34

Teleskopi James Webb, një projekt me vlerë 10 miliardë dollarë, është lëshuar nga Toka. Ai u transportua drejt qiellit me një raketë Ariane nga porti Kourou në Guajanën franceze. 

Webb e ka marrë emrin nga një prej arkitektëve të uljeve të misionit Apollo në Hënë. Teleskopi është i dyti pas të famshmit Hubble.

Megjithatë, falë punës së inxhinierëve që punojnë me agjencitë hapësinore të SHBA-ve, Evropës dhe Kanadasë, Webb është 100 herë më i fuqishëm.

Kina bëhet faktor në luftën në hapësirë  

Postuar në 29 Tetor, 2021 11:10

Kina po i intensifikon përpjekjet për t’u bërë superfuqi edhe në hapësirë. Një ekip shkencëtarësh në Kinë kanë krijuar një pajisje që përdor eksploziv për të shkatërruar satelitët e armikut.

Arma mund të futet brenda grykës së shkarkimit të satelitit, sipas The South China Morning Post. Kjo e fundit i referohet një dokumenti, sipas të cilit arma në fjalë mund të shpërthejë për të krijuar një "shpërthim të qëndrueshëm dhe të kontrolluar nga koha".

Irani pretendon se shkencëtari Fakhrizadeh u vra me armë të kontrolluara nga satelitë

Postuar në 06 Dhjetor, 2020 23:42

Autoritetet iraniane pretendojnë se shkencëtari i tyre kryesor për programin bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh u vra përmes një arme automatike të drejtuar në rrugë satelitore.

Fakhrizadeh po udhëtonte në një autostradë jashtë Teheranit…kur një armë automatike shënjestroi mbi fytyrën e tij dhe qëlloi 13 herë

NASA prek diellin

Postuar në 12 Gusht, 2018 11:21

Sateliti i ri Nasas, Parker Solar Probe nisi udhëtimin drejt diellit. Për shkak të anomalive lëshimi në hapësirë u bë me një ditë vonesë nga stacioni Space Center në Florida. Sateliti i teknologjisë së lartë që ka përmasat e një makine të vogël, do ta studiojë diellin nga një distancë e afërt, pasi të ketë hyrë në orbitën e tij.

Turqia lëshon satelitin e dytë në hapësirë/GÖKTÜRK-1 do të shërbejë për mbledhje të dhënash

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 16:17

Turqia ka lëshuar sot satelitin e dytë në hapësirë. GÖKTÜRK-1 u lëshua nga Guajana franceze dhe konsiston në një mjet prej 1 070 kg pa karburant, i pajisur me një kamera me rezolucion të lartë e aftë të kryejë 60 mijë fotografi në vit. GÖKTÜRK-1 është sateliti i dytë i prodhuar nga kompani turke që lëshohet në hapësirë pas GÖKTÜRK-2 që u lëshua në vitin 2012.

Subscribe to RSS - sateliti